• |
ide | kryesore

Messi barazohet me Ronaldon, fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë

Sport



Lionel Messi ka marrë sot çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë europian, i katërti në karrierën e tij, duke u barazuar kështu me rekordin e rivalit të përhershëm, Cristiano Ronaldo, i cili kishte më së shumti “Këpucë të Arta”.

Ylli i Barcelonës e mori këtë çmim për 37 golat që shënoi në sezonin 2016/17 në La Liga. Më parë Messi e kishte fituar këtë çmim edhe në vitet 2010, 2012 dhe 2013.

Ndërkohë, Ronaldo, po ashtu katër herë fitues i këtij çmimi, e ka fituar atë në vitet 2008, 2011, 2014 dhe 2015.

Vitin që lamë pas, Ronaldo shënoi vetëm 25 gola, duke mos u futur as në top pesë golashënuesit më të mirë.

Një vit më parë, ky çmim i takoi Luis Suarezit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *