• |
ide | kryesore

Si e përgënjeshtroi Sali Berishën ish-drejtuesi në Policinë e Lezhës

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha një vit më parë publikoi në rrjetin social Facebook një listë drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, por një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinion.

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

,-“Jam Dritan Lena dhe kam shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni” – mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer dje në vëmendjen e publikut denoncimin e një viti më parë, ku tregonte emrat e të gjithë drejtuesve të policisë, të cilët sipas tij dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *