• |
ide | kryesore

(VIDEO) Rama si Mao Ce Dungu, nis Revolucion i Madh Kulturor nga Lushnja

Kryesore



Kur nisën punën në mëngjes këtë të premte, punëtorët e gjelbërimit të Lushnjës nuk po i besonin syve. I kishin thënë që do vinte udhëheqja për aksionin e pastrimit, por nuk e mendonin se do t’ia merrnin qeskat, thasët dhe korrëset e barit për t’i lënë pa punë.

Në videon e aksioni të pastrimit në Lushnjë, që shfaq Lapsi.al, Erjon Braçe shfaqet i mbuluar nga një xhup jeshil, tip kamuflazh të përshtatshëm për gjueti. I futur mes gërmadhave të rrethrrotullimit të vjetër të qytetit bisedon me drejtoreshën e bashkisë ndërsa mban të varur në duar dorezat plastike.


“Ej ajt ma vë n’çikë ktë”. Ben Ahmetaj, Ministër Financash shfaqet me një korrëse bari plot zhurmë, teksa i kërkon ndihmë punëtorëve të bashkisë. Me motorrin ndezur, Ben Ahmetaj zgjodhi punën më të vështirë, ta bëjë për të qeshur të gjithë grupin.

Niko Peleshi qëndroi diku i veçuar. Me një thes të zi plastamasi në dorë kërkonte cepave për ndonjë plehrë a ndonjë mbeturinë.

Vendi ku qëndruan ministrat nuk zihej me dorë prej vitesh. Ishte mbushur me hedhurina, shkurre e kushedi tjetër. Ndonjëherë i hynte në punë burrave të dehur të Lushnjës kur dilnin natën nga lokalet. Sot ishte plot ministra dhe punonjës të bashkisë, socialistë të zellshëm që nuk i shmangen thirrjeve të udhëheqjes për aksione.
Ishte aty edhe nënkryetari i Bashkisë, drejtoresha e gjelbërimit dhe punonjës që kishin lënë zyrat bosh. Të gjithë me doreza në duar bënin sikur pastronin. Me barkun që i kërcen nga shëndeti, kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushes i lanë pritjen për shefin e madh.
Si në çdo qytet, Edi Ramën e presin me ankth. Ia kanë frikën manisë dhe skenave të papritura që ia jep truri kryeministrit.


E emocionuar nga vizita, drejtoresha e Bashkisë duket në video që shtrëngon duart dhe i uron mirëseardhjen edhe Fetiut, truprojës së Edi Ramës.
Të bën habi në video, se sapo shfaqet Timonieri i Madh ideatori i aksionit, puna merr hov.
“O Beno hape krahu o vlla, hapeeee!” Erjon Braçe dëgjohet të bërtasë si ekspert i krasitjes. Ben Ahmetaj tani ka hyrë mes shkurreve më të vështira dhe shtyn me forcë duke shtuar rrapëllimën e mjetit që buçet gjithandej. Vini re në video punonjësit e Bashkisë që përplasen e shtyhen me njëri-tjetrin, ulen për të mbledhur mbeturina dhe kokën e mbajnë nga Rama, të hutuar me atletet, tutat, bluzën jegjile dhe xhupin gjigand, nga ku del koka e thinjur si shkumës.

Vetëm ai, i urti, i binduri Niko Peleshi shtron kurrizin në punë dhe pa bërë zë, mbush me të njëjtin përkushtim thesin e zi.


“Beno hajde ikim për kafe” Kur Ramës nuk i shijon më, komedia merr fund. Nga lolo bëhen prap ministra, deputetë, drejtues bashkie, çlirohen nga thasët, hedhin dorezat, i kthehen sërish qëndrimit pompoz që i jep pushteti, për të vrapuar drejt makinës së kryetarit.
Për qytetarët e Lushnjës nuk pati asnjë ngjarje. Aksioni i pastrimit i ideuar nga Rama ishte një aktivitet i mbyllur, i shkëputur nga jeta e përditshme e qytetit. Askush nuk iu bashkua vullnetarisht nismës qesharake të qeverisë, sepse askush nuk do të bëhet objekt i talljes dhe ironisë për servilizmin ekstrem ndaj një pushteti të izoluar dhe të ndarë prej kohësh nga nevojat dhe  hallet e njerëzve.  ©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra/ Shikoni videon me poshte:

https://www.youtube.com/watch?v=-EI6OEnmOAQ&feature=youtu.be



17 Comments

  1. Po ja mer ne kthes ppsh . Do na mari me qaf po nuk hiku sa me shpejt . Kaq do Shqiperia me nje pik uj mbytet dhe nuk behet me. Na rujt Zoti

  2. Ah mjer ky populli yne sa i mallkuar paska qene, sa sylesh e tru thare mbeti . Te kthesh ne vitin 2017 menyrat e komunizmit per te bere propagande e hedhur hi syve njerezve eshte tallja me e madhe e venia ne loje e njerezve te thjeshte , te varfer e injorante qe jane shumice, eshte nje skandal koreano-verior qe shfaqet si fantazme ne vendin me diktaturen me te eger komuniste ne Europe. Dhe nqs i bejne keto shfaqje se vertet i besohne eshte gjysma e se keqes. Por e verteta eshte se e gjitha eshte nje hipokrizi qe behet me nje qellim te caktuar dhe diabolik per te hequr vemendjen e opinionit nga mega skandali i perfshirjes ne aktivitet te organizuar kriminal te miistrit te brendshem e kupoles se policise se shtetit te mbrojtur e atehere edhe tani nga vete naltgjatesia e tij Ei Rama.

  3. Nuk po e kuptoj perse po beni tallje me pastrimin e ambjentit. Sa merreni me tallje dhe mallkime, mundohuni te evitoni qeset e plehrave nga ballkoni dhe filloni pastroni ndonjhere jashte pragut te shtepise suaj. Talleni me njerezit kur punojne….T’ju vije zor…Nuk ecen dot neper fusha dhe neper rrugica nga plehrat qe jane verdalle. Merreni me hashashin. Te pakten na lini te pime hashash mos veme re plehrat qe po ju mbajme ere dhe po na shtrojne ne spital…

    1. E nderuar teto olga jo per replike por per ndjesi qytetare. Ti e paguan taksen e pastrimit? Se une per aq kohe sa e paguaj do ja hedh plehrat ne surrat ketyre por edhe atyre qe nuk paguajne dhe nuk ka pse dal vullnetar. Ose ti publiko listen e atyre qe nuk paguajne ose mos u bej shume e ndjeshme. Se dy jane gjerat per nuk paguaj me dhe dal vullnetar ose do paguaj dhe do u nxjerr syte atyre qe nuk pastrojne ose do ja u le ne dere te Shtepise se tyre plehrat dhe cdo pisllek te mundshem

      1. O idjot, se paguan taksen edhe duhet ti hedhesh nerruge? sa gomare qe jeni, e para plerat kane vendin e vete edhe jo neper rruge edhe lumenje apo liqene, po thuaj deri do plumb edhe jo empacipim, qe te di edukaten e vetes, se puna e mire fillon nga vetja

      2. Lexova njehere nje koment qe thoshte “Kta mendojne si gjermane por votojne si shkerdhata dhe jetojne si bythqira.”. Edhe taksa e paguar, edhe e shtuna vullnetare se po bejme shtet.

  4. Kane shkuar te gjithe,gjoja per te korrur narin,por sic duket mund te kete qene marihuane,dhe kane frike se ja zbulojne.

  5. rama ju jep lesh,
    ruqi ju jep zhele.
    roshi ju perhunon ne byth femijet,
    tahiri jua drogon,
    hej ripjerdhje hej,
    sa mir derrat ruan.
    ,
    xhafa ju burgos,
    tahiri ju perdhos
    hej ripjerdhe hej
    sa mir ruan krymbat

    froku ju vret
    ndoga motrat trafikon
    erionka jastek griselde
    ne bashki prodhon
    hej ripjerdhje
    sa mir po i qin
    trut ju ke ber si
    mut derash qelbsire
    enveri ju ka derra
    rama ju ka thi,
    ruqi ju ka palla
    o per ket qevri
    ripjerdhsit jo me mut han e enverin mbajn,
    por lesh negjmije hajn e edvin qelbesiren mbajn.

  6. o ju malet e shqiperis dhe
    ju o fusha kanabis mbuluar
    enveri ju kishte kafsh
    rama derra te pa trazuar.

    bastard,kokpalar qelbesira
    ne orizont u paraqiten
    jastek griselde qe per femij e diten
    brek xhelili,tritol tahiri,
    perdhunues ne grup
    i solli qelbesira rama
    ne ket vend mut.

  7. Ore ARI, a di shqip mer burre? Mos shkruj mo pash zotin se je shume i peshtire. Vetem pisllek nxjerr nga goja. Sa per vendin, eshte “mut” ngaqe mban “mutra” si puna jote. Po te mos kishim ndyresira si ty, qe nuk meritojne te quhen njerez nuk do ishim si jemi.

  8. A ju qifte ari mu n bythe ju or analista edhe komentusa qadrista. Vetem respekte per arin qe ju qi bythen edhe trurin ju anal istave t qadres.

  9. Ore derrra,shejtani dhjet dhe jue e hani.Po Basha ku eshte me $ 1milion dollare qe i jep ne amerike ,apo ja dhane ne cader,beni shurren nga ballkoni dhe pastaj fajin e ka komshiu qe ju pengon.Prisni qe tju heqin mutin te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *