• |
ide | kryesore

Dyshohet se udhëtoi me makinën e Habilajve, PD ka disa pyetje për Elona Gjebrean

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i ka drejtuar sot disa pyetje ish-zv.ministres së Brendshme, Elona Gjebrea lidhur me hetimet për dosjen ‘Habilaj’. Sic ka raportuar më herët LAPSI.al Gjebrea është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është marrë në pyetje për këtë cështje dhe dyshohet se ajo ka udhëtuar me makinën e Habilajve. Më poshtë pyetjet që PD i ka drejtuar ish-zv.ministres përmes deputetes Dhurata Cupi.

“Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj. Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje.

Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve. Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:

Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?

Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?

Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?

Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

A është takuar ndonjëherë me Habilajt?

Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?

Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?

Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër: A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *