• |
ide | kryesore

PS mundohet ta heqë vëmendjen nga çështja ‘Tahiri’, Balla akuza Bashës për lobimin në SHBA

Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërvënë sërish Lulzim Bashës sa i takon kontratës së lidhur nga kryedemokrati me një kompani Amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimi. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Balla ka pyetur Bashën se cili është burimi i atyre parave.

Mes të tjerash socialisti i ka bërë thirrje kreut të KQZ, Klement Zgurit dhe administratës që të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli. Dje Prokuroria nisi hetimet përkontratën e lidhur nga Basha me këtë kompani Amerikane lobimi, pasi ka dyshime se është fshehur burimi i financimi.

Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti.
Por Lulëzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë cili është burimi i atyre parave?
Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale. Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista, e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milionë dollarë? Pse Lulzim Basha ka përdorur llogaritë e një kompanie off-shore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?”
– shkruan Balla.

Balla dhe PS, qysh pasi Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, është munduar ta smufojmë këtë çështje duke e larguar vëmendjen nga ‘Tahiri’.

 



1 Comment

  1. O Balle, o palle, pergjigjuni nje here pyetjes se si ja dolet qe nje kryetrafikant ta vinit minister te brendshem? Shqiperia nuk ka qene kurre me keq se me ju…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *