• |
ide | kryesore

I dashuri i Viola Spiros sillte kokainë të pastër nga Amerika (video e arrestimit)

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, Valentin Selaj arriti të kapë faqet rozë të mediave për shkak të të dashurës, por mediat italiane nxorrën anën tjetër të tij, atë të trafikantit të drogës. Madje Valentin Selaj ishte organizatori i trafikut të kokainës së pastër që nisej nga Amerika, kalonte në portin e Roterdamit dhe nga aty, transportohej për në Firence.
Policia italiane u desh të bashkëpunonte me atë holandeze për paralizimin e të gjithë grupit. Në pranga ranë 6 shqiptarë dhe një polake.

I dashuri i prezantueses shqiptare, Viola Spiro, ka kapur faqet e para të gazetave italiane bashkë me moderatoren. Duke qenë kreu i grupit, Valentin Selaj rrezikon jo pak vite burg, megjithatë detajet do të mësohen në ditët në vazhdim. Pamjet nga operacioni që u zhvillua në 17 nëntor në Firenze, Amsterdam dhe Roterdam u publikuan nga policia italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *