• |
ide | kryesore

“Kokaina, dhurata e helmuar nga vëllezërit Edvin dhe Olsi Rama për shqiptarët”

Lajme, Të fundit

Pas raportit të bërë nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku rendit Shqipërinë në vend të parë me 2.5 përqind të popullsisë që konsumojnë kokainë, Sali Berisha është shprehur se kjo është një dhuratë e helmuar nga vëllezërit Olsi dhe Edi Rama.

Postimi i Sali Berishës: 

Dhurata e helmuar e vellezerve Edvin dhe Olsi Kristaq Rama per shqiptaret!

Shqiperia ngjitet ne vendin e pare ne bote per konsumin e Kokaines!

Raporti i Agjencise kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjene se shqiptaret kane nivelin me te larte te perdorimit te Kokaines ne bote. Kjo rritje katastrofale me shpejtesi te rrufeshme e perdorimit te kesaj droge te forte lidhet para se gjithash me rikthimin e Shqiperi te grupit te Bostonit te Olsi Rames dhe perdorimin e saj dhe qendrimin ndaj saj te Edivin Rames!

Lexoni shkrimin e meposhtem! sb

Edhe raporti i OKB: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e kokainës

FOTO/ Edhe OKB: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e kokainës
Ndërsa debati publik fokusohet mbi Shqipërinë si vend prodhimi kanabisi ose si tranzit kokaine dhe heroine, askush nuk është marrë me faktin shqetësues se sa drogë konsumohet në vend. Kështu, në mënyrë krejt të papritur zbulohet nga një raport i Kombeve të Bashkuara se Shqipëria mban vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës.
Raporti është bërë nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2014 e rendit Shqipërinë në vend të parë me 2. 5 për qind të popullsisë që e konsumojnë.
Ky raport bazohet në anketimet që i janë bërë personave të grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç. Në hartën me të dhëna e publikuar nga Kombet e Bashkuara, rezulton se Shqipëria ka lënë pas vende tepër të zhvilluar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.3 për qind të popullsisë konsumuese apo Britaninë e Madhe që renditet në vendin e tretë.
Edhe pse konsiderohet si një ndër drogat më të shtrenjta, kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të jenë konsumuesit më të mëdhenj në kokainës në botë. Në raport theksohet gjithashtu se janë persona në moshë të rritur përdoruesit më të mëdhenj të kokainës, ndërsa të rinjtë më pak.
Shifrat janë të krahasuara edhe me të dhënat qeveritare të vitit 2006, ku në Shqipëri rezultonin përdorues të kokainës vetëm 0.78 për qind e popullsisë dhe brenda 8 viteve numri i përdoruesve është katërfishuar.
Në anketimin që i është bërë grupmoshave nga 15 deri në 16 vjeç, rezultojnë përdorues 3 për qind e të anketuarve, shifër kjo disa herë më e vogël se e shumë vendeve të tjera në Europë apo më gjerë. Gjithashtu kjo grupmoshë është e prirur drejt drogave sintetike dhe më te lira si kraku por që është njëkohësisht edhe më e dëmshme.
Nëse për kokainën Shqipëria është në vend të parë, e kundërta ndodh për përdorimin e kanabisit. Edhe pse konsiderohemi një vend prodhues dhe kjo drogë është e përhapur gjerësisht, shqiptarët nuk janë ndër konsumuesit më të mëdhenj.
Për përdorimin e kanabisit Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6, që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara janë pasqyruar edhe të dhëna sa i përket luftës së qeverisë kundër drogës. Bie në sy që vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të sasisë së drogës që është kapur. Për vitin 2014 raportohet se janë sekuestruar 6870 kilogram, 26. 4 kilogram kokainë dhe 55. 3 kilogram heroinë. Ndërkohe në viti para 2013 sekuestrimet e drogës kanë qenë të papërfillshme. /Shqiptarja.com
Harta për përdorimin e kokainës në botë. Shqipëria me ngjyrë të lejla të theksuar, mban vendin e parë

2 Comments

  1. ky eshte modifikim mbasi ku banoj un nuk njoh qofte dhe nje perdorues droge ndersa jemi 18mije banore kurse keta na nxjerrin mbi 100mije shqiptare perdorues droge ,dardha e ka bishtin mrapa thot nje fjale e urte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu