• |
ide | kryesore

Berisha: 7 arsyet pse marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë në vendnumëro prej 2013-ës

Lajme, Të fundit

Për Sali Berishën, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë mbetur në fazën e vitit 2013. Sipas ish-kryeministrit, përgjegjës për këtë është Edi Rama me sjelljen dhe deklaratat e tij. Ai numëron 7 arsye pse marrdhëniet mes dy vendeve janë në vendnumëro.

Reagimi i mëposhtëm vjen pas mbledhjes së sotme të dy qeverive në Korçë.

POSTIMI I SALI BERISHËS:
Shqiperia kanabiste e Norieges, hipoteke negative per Kosoven dhe mbare shqiptaret!
Te dashur miq, sot u zhvillua ne Korçe mbledhja e perbashket e qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per te vazhduar edhe neser ne Vlore. Duke pershendetur cdo perpjekje qe afron dy vendet tona, shpreh dhimbjen dhe keqardhjen time te thelle kur konstatoj se:
-me gjithe takimet e perbashketa nderqeveritare te pervitshme, marredheniet e gjithanshme midis dy vendeve kane mbetur ne nivelin e vitit 2013
-madje ato kane njohur edhe zbythje dhe probleme, te krijuara qe me javen e pare ne pushtet te Edvin Fasades,i cili me fjalen e Qoses qe lexoi ne parlament perçau dhe boshatisi parlamentin e Kosoves.
-marredheniet e Shqiperise me Republiken e Kosoves shenuan krisje reale zyrtare dhe detyruan palen Kosovare te reagoje publikisht per shkak te deklaratave pro serbe dhe protagonizmit prej vasali te Edvin Rames ndaj Beogradit.
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves u demtuan per shkak te perpjekjes se Edvin Fasades per te marre perfaqesimin e saj ne bisedimet me Beogradin, i pa autorizuar nga pala kosovare, duke demtuar keshtu ne syte e Beogradit fuqine perfaqesuese te autoriteteve legjitime te Kosoves
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves mbeten 5 vite te ngrira sepse Edvin Kristaq Rama, jo vetem nuk ka investuar ne 5 vite qofte dhe nje qindarke nga buxheti i shtetit per integrimin dhe zgjerimin e bashkepunimit midis dy vendeve, por qeveria shqiptare e Edvin Fasades nuk ka paraqitur ne nismen e Berlinit apo nisma te tjera, qofte dhe nje projekt te vetem ndershqiptar si hekurudha Milot – Prizeren, autostrada trans-alpine etj etj..
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane ngrire sepse Edvin Kristaq Rama, jo qe nuk nenshkroi marreveshjen e shtetesise sipas deshires te shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove, por, ne nje akt albanofob ka bllokuar akordimin ne perputhje me vendimin e qeverise se meparshme te shtetesise shqiptare per te gjithe shqiptaret nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare qe nuk banojne ne Kosove.
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane ngrire sepse Shqiperia e Norieges, me narkoshtetin dhe shnderrimin e saj ne Kanabistanin e Europes, etiketimin e saj si qender rajonale e krimit te organizuar, eshte bere nje hipoteke negative per Kosoven dhe çdo shqiptar kudo qe jeton ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe kudo ne bote.
Si perfundim, Zoti e ruajt Kosoven dhe shqiptaret kudo qe jane nga Noriega dhe kabineti i tij kanabist! Sb

1 Comment

  1. vec zoti e din ne peshoren e tije kush u beri mire dhe kush keq shqiptareve per 100vite librin e te vertetes drejtesise hakut ,zoti njerzve ua ka mundesuar te gjitheve gjinis njerzore ,por po shihet se spo i palqen ta zbatoj asnjeri brend as jashte ,vetem ai eshte me i drejti dhe vetem ai eshte me i malli kur ai nuk shihet por diskutohen interesat e njerit apo tjetrit te nderuar zoterinje fjala interes pa qene baza drejtesi eshte padrejtesi e moderuar ne shprehje dhe shkatrrimtare ne veprim ne mund ti degjajme te gjith tek flasin por per cfar perderi sa e drejta haku per sejcilin ne menyre te barabart nuk ekziston te behemi ndihmes ne shah per te zen mat tjeret duke renduar te pafajshmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu