• |
ide | kryesore

Detaje/ Kush janë skafistët shqiptarë të gomones që u nis nga Himara, sherri mes grupit dhe financuesi i tyre

Lajme, Të fundit



Lidhur me operacionin anti-drogë të policisë greke që çoi edhe në kapjen e gomones me 1.6 ton drogë të nisur nga Himara, deri tani janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar.

Mësohet se 2 nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian. Njëri nga skafistët është 32-vjeçari Arban Baxheri, ndërsa për tjetrin është mësuar vetëm emri, Ervis. Të dy janë më precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç dhe ka qenë i skeduar për trafik narkotikësh.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia e Sarandës, e cila kreu kontrolle në disa banesa ditën e djeshme, por nuk gjeti lëndë narkotike apo të dyshuar.

Sipas Bw, 10 ditë më parë ka pasur një sherr mes këtij grupi kriminal në Korfuz, të cilin policia greke e ka kuptuar, por kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur asnjë prej të dyshuarve aty.

I njëjti grup dyshohet se 1 vit me parë ka humbur një ngarkesë droge me vlere rreth 100.000 euro e cila është kapur nga policia.

Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar, policia greke ka zhvilluar një operacion në një hotel në Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim në Mikono, S.K., 50 vjeç, i cili është pronar i një restoranti në Mykonos dhe një në Kolonaki, raporton Bw. Dyshohet se biznesmeni grek është financues i organizatës.

Policia greke arriti të kapë gomonen me tre motorë dy ditë më parë, pas një operacioni 48 orësh ku u angazhuan në det të hapur forca të shumta policie, rojës bregdetare, FRONTEX me helikopter dhe mjete ujore. Mes skafistëve dhe autoriteteve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, ku një prej shqiptarëve mbeti i plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *