Burime për Lapsi.al thanë se në aksidentin në Korçë janë përfshirë disa makina dhe kanë mbetur 5 persona të plagosur. Mjeti ku udhëtonte Edi Rama nuk është përplasur, por makina e eskortës së kryeministrit është përplasur dhe dy prej shoqëruesve të Ramës janë të plagosur. Pesë persona janë dërguar në spital pas aksidentit, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.