• |
ide | kryesore

Një muaj pas ‘pavarësisë’, në Katalonjë një situatë tjetër

Planet



Klima është drejt qetësimit në Katalonjë pas trazirash disa mujore që kulmuan me shpalljen e pavarësisë së njëanshme të rajonit nga qeveria lokale.

“Ato ishin ditë të vështira, shumë shqetësuese për të gjithë, me shumë akth, por i kemi lënë pas” – u shpreh sëfundmi kryeministri Mariano Rajoy.

Më 1 tetor Katalonja zhvilloi referendumin për pavarësi. Ky referendum u shoqërua me dhunë të pashoqe nga policia, e urdhëruar t’a ndalojë atë. Gjykata Kushtetuese spanjolle e kishte shpallur joligjor referendumin. Por, kjo nuk i ndaloi katalanasit, që kryesisht shprehen se janë tjetër popull me tjetër kulturë dhe gjuhë nga Spanja, të votojnë rreth 90% pro shkëputjes.

Disa javë më vonë, më 27 tetor, parlamenti katalanas lëshoi një sfidë të pazakontë për shtetin spanjoll duke shpallur pavarësinë. Flamurtar i kësaj lëvizjeje ishte presidenti katalanas, Carles Puigdemont, tashmë i shkarkuar dhe i vendosur në Belgjikë.

Pas disa paralajmërimesh, qeveria spanjolle ndërhyri ashpër. Ajo i hoqi autonominë rajonit, duke marrë vetë në dorë qeverisjen aty. Puigdemont dhe ministrat e tij u shkarkuan. Një pjesë e tyre ndodhen në Belgjikë, ndërsa pjesa tjetër prapa hekurave në Spanjë, duke pritur gjyqin për akuzat ndaj tyre, si kryengritje dhe rebelim.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *