• |
ide | kryesore

Përgjaket Vlora, atentat mafioz me tritol ndaj të riut biznesmen

Kryesore



Një automjeti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, pas një atentati me tritol. Drejtuesi i mjeti, një 25 vjeçar është transportuar për në spital. Shoferi quhet Ines Hajrulla dhe është djali i një biznesmeni. Dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë të telekomanduar.

Vendi i ngjarjes është një pikë ku qëndrojnë furgona që shkojnë në Kaninë. Po ashtu mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA298SL.

Sipas policisë, ai është person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është djali i nje biznesmeni në Vlorë, pronari i nje lokali po në këtë qytet dhe ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në pjesën e kembëve. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje.

Lapsi.al sjell video pak minuta pas shpërthimit ku duket 25-vjeçari i gjakosur dhe i shtrirë përtokë. I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa rrezikon të humbasë të dy këmbët.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. ” Familje zezat shqiptare” . Ne cfare derexheje kane katandisur. Na i promovoni dhe si biznesmene. Pika ju o gazetare. Biznesmene thoni. Ju mbiu ne goje fjala biznesmene. Verini gjerave emrin qe kane. Kalamaqer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *