Prej 30 tetorit Saimir Tahirin e ka kapluar heshtja. Intervista e fundit në media ishte ajo e dhënë për emisionin Top Story të Sokol Ballës nga shtëpia e tij. Më pas plasi historia e Orest Sotës dhe 863 mijë eurove të gjetura në makinë me gjithë patentat e ish-ministrit dhe Tahiri u zhduk nga ekranet.
Ditë më parë ai u rikthye për shkak të një udhëtimi të shumëpërfolur në Gjermani. Edhe në rrjetet sociale, Tahiri ka qëndruar i heshtur. Kjo deri mbrëmjen e së hënës.
Në një postim në Facebook ish-ministri i Brendshëm ka bërë një urim për festat e 28 dhe 29 nëntorit. “Gëzuar Shqipërinë!”, – shkruan Tahiri teksa ka postuar edhe flamurin kuq e zi. Ndoshta ka nostalgji për atë ku ndodhej një vit më parë. Por nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë… ©LAPSI.al
te fala habilajve ,shullazit e rames sajmir,as roshin mos e harro.