• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm maqedonas për dhunën e ushtruar në Kuvend

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas urdhrit të Prokurorisë Publike të Maqedonisë. Tashmë Çavkov ndodhet në Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.

Mësohet se policia maqedonase ka arrestuar rreth 15 persona te tjerë, të cilët ishin pjesë e dhunës në Kuvend, më 27 prill.
Burime nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kanë bërë të ditur për “Rel”,se policia maqedonase ka hyrë dhe në shtëpitë e deputetëve të kësaj partie, Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovskit, Sasho Vasilevskit, Zhaklina Stefanovskas dhe të tjerëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *