• |
ide | kryesore

Banesa në Korçë përfshihet nga flakët, gjendet një kufomë e djegur plotësisht

Lajme, Të fundit
auto_digjet_banesa11487768594.jpg



Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës. Gjatë natës, banesa në fshatin Leka është shkrumbuar e tëra. Policia njofton se edhe pse e pabanuar, sot gjatë kontrolli në shtëpinë e djegur, është gjetur një kufomë gjithashtu e djegur plotësisht.

Sipas autoriteteve, në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje. Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore. Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *