• |
ide | kryesore

Gazeta greke: 1.6 ton kanabis të kapur në Greqi lidhen me Habilajt e biznesmenin 63-vjeçar grek

Lajme, Të fundit



Gazeta greke “Kathimerini” ka shkruar sot në lidhje me kapjen e 1.6 ton drogë të shtunësn. Sipas burimeve të kësaj gazete, bëhet me dije se lënda narkotike e gjetur në gomome mund të ketë lidhje me bandën e Habilajve.

“Kathimerini” shkruan se trafiku i kësaj sasie droge do të bëhej me herët, por trafikantët, u trembën nga zhvillimet në Itali dhe Shqipëri, pas arrestimeve të disa pjesëtarëve të bandës Habilaj. Dyshohet se grupi i Habilajve qëndron edhe pas dy përpjekjeve të mëparshme për trafikim të drogës drejt Greqisë e më pas me destinacion Turqinë.

Pas kapjes së gomones me 1.6 ton drogë, policia greke arrestoi në një hotel biznesmeni grek 63 vjeç, i cili menjëherë pas ngjarjes braktisi shtëpinë në Glifadha. Mësohet se disa nga gomonet që përdoreshin për trafikun e drogës, ishin në pronësi të një kompanie që ai kishte krijuar në Athinë dhe njëra kishte flamur holandez. Në makinën e tij janë gjetur një sërë dokumentesh që po përpiqej t’i zhdukte. Gomonia do e shkarkonte drogën në Turqi dhe do merrte heroinë për në Shqipëri.

Sipas mediave greke, ky grup ka tentuar të trafikojë drogë nga Shqipëria në Itali me gomone, në prill dhe shtator 2017. Në rastin e parë, në prill policia greke kapi gomonen me 1.5 ton marijuanë dhe arrestoi 2 grekë e 5 shqiptarë. Dy nga të arrestuarit rezultojnë me lidhje miqësore me 63-vjeçarin. Rasti i dytë ndodhi në shtator kur u kapën në Itali 2.3 ton marijuanë dhe u arrestua një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24-vjecar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *