• |
ide | kryesore

Kush është ‘bosi i madh’ shqiptar në krye të kartelit të drogës që po kërkon policia

Lajme, Të fundit



Sot media greke publikuan detaje të reja rreth 1.6 ton drogë që u kap ditën e shtunën. Droga u kap nga autoritetet greke në një gomone të nisur nga Shqipëria.
Mediat e vendit fqinj nxjerrin informacioni mbi rrjetin e trafikut, i cili drejtohej nga një bos i madh shqiptar. Ky rrjet trafikonte dhjetëra ton drogë në Itali, Greqi dhe Turqi.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim dhe po kërkon “bosin e madh” që thuhet se është me origjinë shqiptare dhe jeton në një vilë në bregdet.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshirje të grekëve të njohur, të cilët kishin me gusto të shtrenjta dhe pasuri të madha. Njëri prejt tyre ishte Spiros Kardamis, biznesmeni i arrestuar që thuhet se financonte grupin, i cili jetonte në Mykono.
Mësohet se 63-vjeçari është një nga njerëzit kryesorë të historisë, pasi ai që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i kamuflontesi turistike për të mos u dyshuar nga policia.

Droga u ngarkuar në Shqipëri, përmes Korfuzit u fut në Greqi, do kalonte në Peloponez e do shkonte në plazhet e Stambollit.
“Kemi të bëjmë me një rrjet polietnik që bënte pune të mëdha në Shqipëri, Turqi dhe Itali”, – thotë një oficer policie. 63-vjeçari iku nga shtëpia, mori dy pasaportat e tij, një greke dhe një italiane, pasi kishte studiuar e jetuar gjatë në Itali. Mori dhe një valixhe me rroba dhe aq para sa ju gjenden dhe shkoi në një hotel ku dhe u kap.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *