• |
ide | kryesore

Lufta për kanabisin, grekët: Janë rrjetet e drogës të lidhur me Saimir Tahirin!

Kryesore



Kapja e disa italianëve mes trafikantëve që çonin kanabis në Greqi, tregoi se destinacioni final mbetet Italia, por kontakti me grekët është bërë i nevojshëm pas goditjeve që i dha bandave Guardia di Finanza. Sipas autoriteteve greke trafikantët janë po të njëjtët që trafikonin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë, madje janë të njëjtët që mbanin lidhje me njerëz të Saimir Tahirit, por që sot kanë ndryshuar itinerar. Ekathimerini i referohet autoriteteve greke kur flet për lidhjet e trafikantëve që plagosën dy oficerë greke në ndjekjen e gomones me kanabis.
“Autoritetet thanë se të dyshuarit kanë lidhje me rrjete të trafikut të drogës, që prokuroria shqiptare një muaj më parë i akuzoi për lidhje me ish Ministrin e Brendshëm.
Për më tepër, një burim i tha Kathimerinit se të njëjtat rrjete të trafikut qëndrojnë pas dy tentativave- në Prill dhe Shtator- për të trafikuar sasi të mëdha të hashashit nga Shqipëria në Itali” shkruan media greke.
11 trafikantë të drogës u arrestuan të shtunën pas një aksioni dramatik në mes të detit, ku u përdorën snajperët dhe helikopterët shkruan Ekathimerini. 1.6 ton kanabis u kapën në zonën mes ishujve Xia dhe Makronisos.
Dy oficerë policie u plagosën nga plumbat që vinin nga gomonia e trafikantëve të drogës. Tre personat në skaf, dy shqiptarë dhe një italian ranë në pranga, ndërsa tetë të tjerë- një italian, katër shqiptarë, dy grekë dhe një bullgar u arrestuan në fundjavë.
Mes të arrestuarve është edhe një biznesmen 63 vjeçar grek, pronar i një restoranti të njohur në Mikonos. Ka qenë ai që vuri në dispozicion të trafikantëve tre skafe të shpejtë për transportin e drogës.

https://www.youtube.com/watch?v=-d4jkcUWNs0&feature=youtu.be



4 Comments

  1. ku esht droga,prostitucioni,trafikimi i femrave te mitura shqiptare,tritoli e vrasesit emrin e kan:gramoz fatmir edvin sajmir habil balil RAAAAAAMAAAAAA.

  2. kata qe ka kapur Greqia jane çiraket e droges, ustallaret jane ne Qevri, Ministri te brendeshme ,Presidencè dhe parlament!
    Mos mendoni se Basha , Berisha,Llalla jane jashte pageses!

  3. Mos faktorizoni mediat Greke ne punet tona te bredshme. Nuk ka c’na duhet cfare thone Greket. Ka plot media e fakte te tjera per te permendur per Ramen, por jo Greket, sepse dihet qe ata nuk jane te ndershem me ne dha as per tu besuar. Ndaj ju lutem mos na pasqyroni mediat Greke si lajme te besueshme, sepse eshte e ulet dhe antikombetare. Tek e fundit, nje nga gjerat e pakta qe Rama ka bere mire (deri tani) eshte politika e jashtme ndaj Greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *