• |
ide | kryesore

Weinstein paditet për 28 abuzime seksuale

Paparazzi, Slider



Weinstein është paditur për trafikim seksual në Kanë në Francë. Aktorja Kadian Noble ngriti një padi kundër tij, të vëllait dhe kompanisë së tyre “The Weinstein Company”. Noble pretendon se Weinstein i kërkoi të takohej në Le Majestic Hotel në vitin 2014 për të diskutuar karrierën e saj dhe kur arriti Harvey u ul pranë saj dhe filloi ta masazhonte e më vonë ta prekte në vende intime edhe pse ajo po i lutej të ndalonte.

Thuhet se regjisori ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me aktoren në fjalë. Mbi Weinstein rëndojnë plot 28 krime seksuale të lidhura me personazhe të njohur të Hollywood-it dhe thuhet se ky numër është në rritje pasi priten të zbardhen më shumë denoncime dhe padi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *