• |
ide | kryesore

18 vite burg shqiptarit për vrasjet makabre në Suedi dhe Greqi

Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar shqiptar me qëndrim të paligjshëm në Suedi u dënua me 18 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e vajzës së të dashurës së tij me sëpatë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 21 maj të këtij viti në Värmland, teksa shqiptari i identifikuar si Durim Lumi, u shpall fajtor dhe u dënua me burg për vrasjen e 20-vjecares. Atij i ishte refuzuar kërkesa për azil para se të kryente krimin.

Shqiptari refuzoi akuzat gjatë seancës, por prokurori i çështjes tha se vrasja ishte e qëllimshme dhe ka ndodhur pas një sherri me vajzën e re. Gjithashtu autoritetet suedeze të drejtësisë kanë zbuluar se Durim Lumi rezulton i dënuar edhe nga autoritetet greke, pasi akuzohet për një tjetër vrasje në këtë shtet.

Prokurori paraqiti dokumente para gjykatës që tregonin se shqiptari kishte vrarë një burrë me thikë në Greqi dhe ishte dënuar me 15 vite e 9 muaj burg.

“Nuk kam asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje të dhënat e autoriteteve greke. Është vrasje dhe sipas dokumenteve, dënimi ishte 15 deri në 16 vjet burg. Por sa vite ka qenë brenda, këtë unë nuk e di” – tha prokurori.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *