• |
ide | kryesore

Polici Ermal Bregu tregon emrat e personave që e plagosën me pistoletë

Lajme, Të fundit



Oficeri i policisë Ermal Bregu që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme tek ish-parku i Autobusëve ka dëshmuar për kolegët e tij në lidhje me ngjarjen.
Sipas tij, dy personat janë të lagjesh, por nuk ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm me ta.
“I njoh ata të dy, por nuk kam pasur konflikte me ta. Më fyen dhe menjëherë nisëm të grindeshim, njëri prej tyre më qëlloi me pistoletë”, mësohet se është dëshmia e Bregut.
Policia tha se i ka shpallur në kërkim të dy personat që u përfshinë në përleshjen dhe më pas plagosjen e oficerit të policisë të Komisariatit numër 1 në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *