• |
ide | kryesore

Si funksiononte karteli i drogës shqiptaro-grek, kush është ‘Vito’, bosi me origjinë shqiptare

Lajme, Të fundit

Mediat greke japin te tjera detaje per kapjen e 1.6 tonë drogë ne nje gomone ne ujerat greke qe dyshohet se ishte nisur nga Himara. Sot eshte gazeta “To Vima” e cila shkruan se grupi kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim. Disa nga gomonet i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Grupi ishte i trajnuar për taktika që do t’i shpëtonin nga ndjekja në det. Për të lëvizur në qytet banda thuhet se përdorte automjete me targa të huaja.

Shumë nga të arrestuarit kishin përgjegjësi vetëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gomoneve. Një pjesëtar kryesor i grupit konsiderohet një 31-vjeçar me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare, i njohur me pseudonimin “Vito”. Ndërsa televizioni “ANT1” shkruan se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djalë polici. Nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu