• |
ide | kryesore

Si po i lënë në errësirë amerikanët, grekët dhe italianët autoritetet shqiptare për drogën

Kryesore, Lajme

Pas Italisë edhe Greqia jep alarmin për ndikimin e madh që kanë grupet kriminale shqiptare në trafikun e drogës. Jo më larg se dje mediat greke dhënë të tjera detaje për kapjen e 1.6 ton drogë në një gomone në ujërat greke që dyshohet se ishte nisur nga Himara. Për këtë çështje u arrestuan edhe 11 persona, mes të cilëve edhe një biznes grek që finaconte trafikun. Sipas hetimeve, ky grup kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim. Disa nga gomonet i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Grupi ishte i trajnuar për taktika që do t’i shpëtonin nga ndjekja në det. Për të lëvizur në qytet banda thuhet se përdorte automjete me targa të huaja. Destinacioni final i drogë si ishte Turqia, ku pas dorëzimit të kanabisit, do të merrej heroinë për ta sjellë në Shqipëri.

Lidhjet me shtetin shqiptar

Mediat greke shkruajnë se karteli i drogës bëhej nën urdhrat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe njerëzve pranë kryeministrit Edi Rama. Ky rrjet është zbuluar nga shërbimet amerikane, ndërkohë që në operacion morën pjese shërbimet greke dhe ato italiane, ndërsa ato shqiptare duket se janë jashtë. Po ashtu shkruhet se  si qeveria amerikane ashtu dhe ajo italiane ndërhynë në çështjet e brendshme të qeverisë shqiptare me qëllim goditjen e këtij karteli drogë, i cili ka mbuluar sistemin politik te këtij vendi. Nga ana tjetër, disa të përditshme greke pohuan se kanë informacione se lënda narkotike e gjetur në gomone ka lidhje me bandën e Habilajve.

Mosbesimi tek autoritetet shqiptare

Janë pikërisht këto dyshime për lidhjet me figurat e larta shtetërore që duket se i ‘kanë detyruar’ autoritetet amerikanë të bashkëpunojnë vetëm me homologet greke dhe italiane, e jo ato shqiptare. Vendi ynë për momentin gjendej në një situatë skandalesh ku emri i ish-ministrit të Brendshëm ka dalë në përgjigjet e trafikantëve të drogës në Itali. Po ashtu, vëllai i ministrit aktual të Brendshëm akuzohet se ka një dosje kriminale. Nga ana tjetër vetë ministri i Brendshëm Xhafaj ka aluduar për dekonspirim të një operacioni nga ana e Prokurorisë. Shto këtu edhe skandalin e radarëve, si dhe përfshiren e drejtuesëve të lartë të policisë në trafikun e drogë; ngjarje të cilat kanë krijuar një klimë mosbesuese në sytë e amerikanë e fqinjëve për autoritetet shqiptare.

Të gjitha denoncimet dhe kapjet e tonalatave të drogë kanë ardhur në pjesën dërrmuese nga autoritetet fqinje ose ato ndërkombëtare dhe dosjet e tyre u janë dërguar autoriteteve tona. Kujtojmë këtu çështjen e Habilaj-Tahirit, ku prokuroria e Katanias kishte rreth katër vite që po hetonte, ndërkohë që prokuroria shqiptare e mori vesh vetëm pas publikimit në media. Po ashtu, e njëjta gjë ndodhi edhe me kapjen e 1.6 ton drogë pak ditë më parë nga autoritetet greke, ku këto të fundit kishin kohë që po e hetonin këtë rrjet trafiku. Gjatë gjithë kësaj kohë dhe ngjarjeve duket se autoritetët tona kanë qenë në errësirë, ose janë lënë qëllimisht kështu nga homologët fqinjë dhe ndërkombëtarë. Siç duket, për arsye se nuk kanë mjaftueshëm besim tek autoritetet shqiptare në luftën ndaj grupeve kriminale dhe drogës.

Droga shqiptare në Itali, Greqi dhe Turqi

Italia ka qenë gjithonë një destinacion i preferuar për trafikantët shqiptarë të drogës, po ashtu edhe Greqia. Ndërkohë, këtyre dy destinacioneve i ëhstë shtuar së fundmi edhe Turqia. Një rast i tillë ka qenë edhe ai i skafit të kapur në Greqi, pranë një ishulli jo shumë larg Athinës, me 1.6 ton hashash, i cili sipas hetimeve të autoriteteve greke rezulton se destinacionin fundor kishte një plazh të Stambollit. Iternerari i skafit që u nis nga brigjet shqiptare në orët e para të mëngjesit të së premtes, dyshohet diku pranë Himarës, është zbuluar tashmë nga hetimet e Rojës Bregdetare greke. Pas publimit të dosjes së Habilajve, duket se trafikanët e drogës janë trembur dhe kanë ndryshuar destinacionin e ‘mallit’ të tyre, duke i hehdur sytë nga Turqia. Po ashtu, mësohet se trafikantët shqiptarë lënë kanabisin në këtë shtet dhe marrin drogëra më të forta si heroina.  Kjo e fundit më pas shpërndahet nga shqiptarët në disa vende të Europës me çmim shumë më të shtrenjtë.

‘Bosët’ shqiptarë

Po sipas hetimeve dhe mediave, ky rrjet trafiku ndërkombëtar ka si drejtuesë shqiptarë. Njëri prej tyre konsiderohet edhe një 31-vjeçar me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare, i njohur me pseudonimin “Vito”. Ndërkohë policia është vënë në kërkim dhe po kërkon një tjetër shqiptar, që njihet ndryshe si “bosin e madh”, i cili mendohet se jeton në një vilë në bregdet. Hetimet e policisë kanë zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshirje të grekëve të njohur dhe me pasuri të mëdha. Njëri prejt tyre ishte Spiros Kardamis, biznesmeni i arrestuar që thuhet se financonte grupin, i cili jetonte në Mykono. Mësohet se 63-vjeçari është një nga njerëzit kryesorë të historisë, pasi ai që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i kamuflontesi turistike për të mos u dyshuar nga policia. Në makinën e tij, ngjashmërisht me rastin Sota-Tahiri, janë gjetur një sërë dokumentesh që ai po përpiqej t’i zhdukte.

©Lapsi.al

 

6 Comments

  1. mos permend sorrosin kinez mao LU ce dun se ky esht i zhytur me thell se rama e tahiri se bashku me serbo vllehen vllahutin.jo me kot sorrosi na ka zgjedhur ter komisioneret evropjan rus e serb si kukan,fajon,koqijanqiq,vllahutin,e rumun me grek,si boshtinaru e zerva.keta kan nji qellim :sa me thell te zhytet shqiperia aq me shum rritet serbia:jo me kot kan lidhur ramen me vuqiq ,nikoliq,bregoviq,tadiq etj siq i paten lidhur enver,ramiz me stalin,popopviq,mugosha e tempo.njerez te RIDHJERnga stalini zgjodhet.

  2. Perfekt Ari, ata kan gjetur dhe personin e duhur (Ramen) dhe keshtu po ja arrijne qellimit, shqiperin ne humner, nderkoh bejne dhe ndo nje dore para…..por ky popull pa dinjitet e meriton, popull dele….ketu qeverrit rrezohen se sa per popullin rrojne 1000 vjet. Dhe komunizmin e rrezoj bota se sa per ne do te jetonte akoma…

  3. O Ari e Sonja, ku jane , e ca jane , qeverite e Amerikes, Gjermanise , Italise ,Greqise , Perlamenti Europian para “Madheshtise ” te shtetit te udhehequr nga Supergomari Sali Berisha ””’

  4. sikur fjaleve dhe veprimeve krijuesi botnave te mos ju kishte vene mas vertet te padrejtit do kishin qene triumfatore ,por fatkeqesisht u ka ven mas dhe ky ligje kaq preciz dhe keto domosdoshmeri ,ekzistence do ti vene te gjithe ne perballje me domosdoshmerit ekzistencen ose interesat dhe inekzistenen ,nje fund te tmerrshem per te gjith padrejtesia eshte loje e bukur shahu qe luhet me kenaqesi por perfundon me hillerim sepse fitues kryesore del krijuesi saje dhe ato qe kishin te drejte

  5. Cudi, po nuk ka andej Bajga Dixhitate te informojmojne opozitat respektive!? Dhe ne qofte se nuk kane perse nuk kerkojne ndihme nga Sali Shpella!?
    Juve si gazeta me e madhe e Ballkanit perse nuk i transmetoni kete ekperience!?

  6. Keni me kete artikull o Bushat nja 10 dite te shpallur si lajm “kryesor”, pervec Arit e Sonjes asnje Grek Italian Amerikan nuk eshte “ankuar”, Qenka lajm kazani ,si gjithmone ju tek Lapsi.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu