• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Le Iene” detyrojnë Gatuzon të thotë: “Forca Inter!”

Sport



Sapo ka marrë detyrën e trajnerit të Milanit. Xhenaro Gatuzo mori vendin e Vinçenco Montelës që nuk arriti të ndërtonte një skuadër kompetitive. Trajneri i ri është bërë pjesë e emisionit të famshëm “Le Iene”.

Dy gazetarët e ngacmojnë me pyetje pikante duke i dhuruar fillimisht një çekiç për të goditur lojtarët që nuk sillen mirë. Më pas i kanë dhënë një palë dylbi për të parë më mirë vendet e para të renditjes (duke bërë ironi me vendin e ulët të Milanit) dhe një xhup me arsyen se “aty poshtë ku qëndron Milani bën shumë ftohtë”.

Në fund i kanë kërkuar të thotë në kinezçe një shprehje që sipas tyre do të thotë “Forca Milan”. Gatuzo pranon, por në fakt ajo shprehje do të thotë “Forca Inter”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *