• |
ide | kryesore

Zbulohet autori i plagosjes së policit në Tiranë, i riu vetëm 23 vjeç në kërkim

Lajme, Të fundit

Daniel Manushi është 23-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së policit të komisariatit nr 1, Ermal Bregu mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet.
I riu figuron kontigjent kriminal sipas informacioneve që posedon policia e Tiranës, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili dyshohet ta ketë ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja pas plagosjes që ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Ndërkohë efektivi i plagosur Ermal Bregu i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në deklarimet e para është shprehur se konflikti ka nisur për motive banale. 33-vjeçari është banor i zonës dhe në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.
Po sipas burimeve policore autori Daniel Manushi njihet si tip problematik dhe më herët ka patur ankesa nga banorët e tjerë të zonës në drejtim të tij. Policia e Tiranës është ende në kërkim të të riut i cili rezulton me nënshtetësi Gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe hërë pas here udhëtonte drejt këtij vendi./Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu