• |
ide | kryesore

PS kërkon hetim penal për paratë Lulzim Bashës në parajsat fiskale

Kryesore, Lajme



Në seancën e sotme parlamentare kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shpalli vendimin e partisë së tij për të kërkuar hapjen e çështjes penale për Lulzim Bashën. Shkak për këtë u bë një investigim i BIRN që vërtetonte se PD ka paguar afto 1 milionë USD për lobing në ShBA pa i deklaruar ato pranë autoriteteve shqiptare dhe pranë KQZ siç e kërkon ligji për financimin e partive në zgjedhje. Ball aka bërë të habiturin për mosrreagimin e prokurorisë për këtë aferë dhe ka thënë se nëse organi i hetimit qëndron pasiv deri të hënën, kjo do të jetë  dita kur socialistët do të kërkojnë vetë hapjen e hetimit kundër tij.

Menjëherë pas Ballës që e akuzojë se kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale kanë bërë pagesa në favor të PD-së, Lulzim Basha u kundërpërgjigj duke thënë: “Mo sprit deri të hënën, bëje që sot kallzimin. Financimi i PD është i pastër si drita e diellit. Drejtojuni edhe FBI po të doni, që të hetojë”.

Por përshtypje në këtë replikë bëri fakti se migjithëse u mor personalisht me Ballën, megjithëse e konsideroi këtë “scoop” si një tentativë për të hequr vëmendjen nga skandali Tahiri, Basha nuk dha përgjigje për faktet dhe dokumentat e servirura nga BIRN (shiko shkrimin poshtë). Ai ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim se ku i ka gjetur partia e tij qindra mijra USD për shkrime në shtypin e përtej Atlantikut, takime me zyrtarë të lartë të administratës Trump dhe foton parazgjedhore me presidentin e ShBA.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. E kam thene o llalla(per moshetim) o basha (pastrim parash) nje nga te dy duhet te perfundoj ne qeli. Koha do me japi te drejte ketu do jemi.

  2. Heheheh Birn i financuar nga soros i behet jehon ne mediat e shklyera shqiptare qe lepijn vrimen sorosit si zagar.

  3. Nuk ka vend te botes demokratike ku partite politike ne fushaten zgjedhore te mos kerkojne ndihme nga kompanite lobuese, natyrisht me pagese. Ne nje kohe qe pjesa me e madhe e opinionit publik e ka krijuar tashme bindjen se kjo qeveri rierdhi ne pushtet me parate e pista te trafikut te droges, per te hedhur shashka tymuese per opoziten. E verteta eshte bere e kushtueshme edhe ne para per tu zbuluar. Nuk ka sepse ti permendet opozites, apo PD si “krim” , fakti se paskej lobuar ne SHBA per te zbuluar ne media e ne DASH krimet e qeverise Rama 1. Nese do te kishte qene ne pushtet PD e jo PS kater vitet e kaluara, edhe mund te akuzohej se ka “vjedhur” parate e popullit per propogande. Por parate i qarkullonte qeveria Rama e behet fjale per miliarda euro te trafikut te kanabisit qe shkonte ne Europe edhe me ndihmen e kupoles se policise te ish ministrit te mbrendshem Tahiri. Sigurisht qe edhe per opoziten duhet te hetoje drejtesia nese ka shkelur ligjet e kodit zgjedhor, por qe te besh zhurme per opoziten pas zbulimeve te fundit te perzjerjes se krereve te policise ne perfitimet prej miliona eurosh nga trafiku i droges, kjo eshte forma klasike e mbrojtjes se hajdutit qe therret kapeni hajdutin. Te kapen e te gjykohen separi nga drejtesia ata funksionare te larte shteterore qe jane kapur me presh ne duar e me fakte, pa le te denoncohen edhe “lobimet” e opozites. Shkrimi i Bushatit si shpesh, ne menyre te kamufluar e te djallezuar kerkon te terheqe vemendjen nga krimi qe ben muuu, per tu mare me opoziten e djathte te cilen ai gjithmon e konsideron “armiken” e tij te vjeter.

  4. O I Paemer ,keshtu do ngelesh dhe si etrajton komenti i dashur. Problemi shtrohet me fakte jo me hamendje ,jere drejtesine te flase,partite kete kane ,luften denigruese ndaj njera tjetres,ne kete momente per PD ka FAKTE jo LLAFE. I dashur ne dy forca te kunderta fiton ajo jo ajo qe godet me fort por ajo qe mbrohet me mire ,pasi nje dite forca e pa argumentuar shterron e mbrojtja fiton o i pa Emer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *