• |
ide | kryesore

Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

1, Ide

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama i ka vënë në resht rilindasit e vet për të përdorur shumat marramendëse të paguara nga PD në ShBA, për të tërhequr vëmendjen nga skandali Tahiri, nga implikimi i njerzve të tij më të afërt me krimin dhe nga aferat e përgjimeve që po gëlojnë në të gjitha koridoret e politikës.

Mjafton të shikoje direktivën që kishin marrë këtë të enjte të gjithë deputetët socialistë, që flisnin për paratë e padeklaruara në KQZ, për 1 milionë USD e lobimit, për shumat e paguara nga parajsat fiskale për të kuptuar revanshin e tyre dhe mezipritjen për të ulëritur: “E shikoni, jemi të gjithë të përlyer”.

Por, çudia nuk qëndron këtu. Nuk ka forcë politike në botë që nuk do të godiste thembrën e Akilit të kundërshtarit, për të shpëtuar nga hallet e veta. Edhe PS këtë po bën. Ajo do të kërkon të dalë sa më parë nga gropa e zezë e imazhit ku është kyçur prej javësh dhe po qëmton me çdo kusht një fije ku të kapet.

Çudia në këtë rast është sjellja e PD që po reagon si një forcë e zënë me preshë në duar dhe që nuk i jep përgjigje asnjërës prej pyetjeve që ka ngritur publiku që pas publikimit të shkrimit të BIRN-it.

Fillimisht, kur agjensia investiguese nxorri dokumentat se PD kishte paguar 675 mijë USD për lobing në ShBA, se një nga kontratat ishte fshehur deri në nëntor nga kompania amerikane, se një nga pagesat ishte bërë nga parajsat fiskale, selia blu foli për “mashtrime dhe shashka”. Njësoj si Rama që kur mbetet mat i kthehet togfjalshit “mediat e kazanit” dhe Basha nuk tregoi ndonjë kreativitet më të madh ndaj akuzave të BIRN. Dhe që nga ajo ditë, megjithëse vonoi gjatë që të pranonte një pjesë të pagesave (150 mijë USD), PD po e trajton këtë çështje si një histori të shpikur për të tërhequr vëmendjen. Ajo gjithmonë i shmanget thelbit të problemit. Ajo herë denoncon kohën në të cilën u hap ky “skandal” dhe herë merret me faktin se Rama ka vepruar po njëlloj, kur pagoi 80 mijë USD për të takuar Obamën.

Këtë bëri edhe Lulzim Basha në parlament, ku u tregua sypatrembur për një hetim ndaj tij, ku bëri thirrje të investigohej edhe nga FBI, por vetëm përgjigje nuk dha për gjërat për të cilat akuzohet.

Dhe akuzat janë të rënda.

Në vrapimin e tij të çartur për të treguar se ShBA-ja është me të, se pas ngjitjes së Trump në fron situata do të ndryshojë, se Steve Bannon dhe media e tij “Breitbart News” nuk do i linin më të ngrinin kokë njerëzit e Sorosit në Ballkan, Basha dyshohet se ka paguar plot 675 mijë USD, për të kontaktuar zyrtarë të administratës së lartë, senatorë dhe kongresmenë, madje ndoshta edhe për të siguruar takimin fotografik me Donald Trump.

Dhe tani, kur këto kontrata janë depozituar në departamentin e drejtësisë në ShBA, kur BIRN i ka publikuar falsimilet e tyre edhe në Shqipëri, Lulzim Basha nuk mund të fshihet duke thirrur se ky është një komplot për të tërhequr vëmendjen nga skandali Tahiri. Ai fillimisht duhet të përgjigjet, një për një, për kontratat e bëra publike. Ai duhet t’i sqarojë ato në detaje. Pasi ta ketë bërë këtë duhet të tregojë se si e kanë kapërcyer ato para Atlantikun dhe se si ka mundësi që shuma që pretendohet se është paguar, të jetë sa dyfishi i asaj që PD ka deklaruar për gjithë fushatën.

Vetëm duke u përballur me këtë, Basha ka një mundësi t’a mbyllë aferën e parave të lobingut. Vetëm duke thënë të vërtetën (nëse ajo nuk ka konseguenca penale) ai ka mundësi ta shfryjë atë dhe mos të lejojë që përmes saj të eklipsohen skandalet e rilindjes me drogën dhe krimin.

Nëse është i paftë që të veprojë kështu, natyrisht që socialistët do ta përdorin këtë ngjarje si alibi. Dhe paradoksalisht, fotoja e tij me Trump, që mund t’i ketë kushtuar qimet e kokës përpara zgjedhjeve, mund të kthehet në mallkimin e tij pas tyre. Pikërisht tani kur u duk se po rikuperonte me shpejësi…

©Lapsi.al

 

 

 

 

14 Comments

  1. Bush at ti je kaq SharLatan sa e barazon kete me qindra skandale tell droges qeverritare. Mezi e ke pritur eklysh I Soros

  2. Mua me duket nje pike ne oqean kjo puna e lobimit. Nuk e ve njeri ne diskutim se PS e PD jane teresisht te korruptuara. Problemi eshte qe PS shkoi nje nivel me poshte, duke u kriminalizuar.

  3. Problemi qendron pikrisht tek sistemi i vjeter komunist ose Katavica qe nuk u shemb as nje here; fale tradhtis se Sali Berishes!
    Aparati i dhunes dhe i propogandes te PPSH eshte infiltruar ne te gjitha partit politike dhe istitucionet e vendit ; Ka zaptuar drejtesin,parlamentin ,shtetin, ekonomin,dhe financen, duke krijuar rrethin e mbyllur “magjik” ,kleptokracin.
    Kjo situat 27 vjeçare ka sjellè pasoja shume te renda popullit me te varfer ne Europè !
    Kriminaliteti, korrupsioni ,manipolimi i vullnetit te popullit, droga,prostitucioni , skandalet, varferia, emigracioni e papunsia jane fjale te shkruara ne ballin e çdo shqiptari te ndershem.
    Sistemi i kalbur nga korrupsioni rreziston ne bllok, ndersa skandalet politike percjellin njera -tjetren çdo dite. Tahiri -Soto 840 mijè euro ;Basha 1 miljon dollar, kjo eshte edhe diferenca matematike mes te korruptuarit dhe hajdudit!
    Njerezit duhet te jene ne krahun e SHBA- Europes si shpresat e vetme per te qene te lire nga klika Rama-Basha -Barisha-Meta !
    Populli Shqiptare duhet te marrin pjese per te permbysur kete sistem te kalbur, e te falimentuar totalisht nga çdo pikpamje. Kjo eshte rruga e vetme drejt liris, prosperitetit dhe Europes!!

    1. hok rama han mjalt ti han m.t si bushati,vetem se nuk e merrni vesh nga kokaina qe ju jep,her ju shkerdhen roshi e jer ju qin doshi,jer xhelili e her balili por e te kuptoni nuk e kuptoni.75 vite edver e kristq,negjmije e baba tak ju ka ber zrurin pleher.nuk u ka hakub saliu jo por negjmija e bijet e saj ruqi,fazmir xhafa,qelbsir rama etj qe ju i mbani kaq vite.hok por bravo te qoft 75 vite bar enveri e lesh negjmije qe tash u jep rama stoikisht hani.

  4. busjati e lubonja jan qudiberes,jo si muq nano e mero,nazarkot apo mingjozi qoten shajn ramen naten sapo roshi,doshi frrok a ndok ramen e bejn üos nga prapanica bushati e lubonja ja pastrojn.paramendo te pastron te baba takut byth.

  5. bushati e lubonja jan qudiberes,jo si muq nano e mero,nazarkot apo mingjozi qe diten shajn ramen kurse naten sapo roshi,doshi frrok a ndok ramen e bejn pis nga prapanica bushati e lubonja ja pastrojn.paramendo te pastron te baba takut byth.

  6. Si nuk i mbaruan Sorrosit miliardat e tij qe “lobon”me miljona euro e dollare tek mijra media e gazetare te Amerikes e Europes per te bere te bardhen te zeze e te zezen te bardhe.

  7. o bushat sa po i kushton njerzve te thjeshte kjo dita e sotme ,por ti nuk ndahesh dot nga blloku si pjelle atij rregjimi .u mblodhi “dhjetoristi edvin kristaq rama “gjithe ish bllokmenet si ata qe denoje enveri si lubonja ,kurt kola e bushatet ,gjonet,e pa fund kelyshate tjer te komunisteve.

  8. Lulzim Basha po vepron drejt. Po i le te grijne sallat keta spurdhjaket e PS.
    PSE NUK SHKOJNE TA PADISIN BASHEN NE PROKURORI?
    Kjo eshte pyetja-kyc!
    Ti Bushat duhet ta dish pergjigjen. Ben mire ta japesh ate publikisht!

  9. a mundet te jen keshtu koha do ta vertetojne me fakte vetem i ndershmi do perkrahet kjo eshte e sigurt i lumet kush te jet thotë:

    kure ecuria e karrieres se ullheqesve tane ,varet nga lobimet per opinjone dhe mbeshtetje nga jashte dhe jo nga vlera merita ,ne si popull nuk mund te flasim me per ulleheqes qe justifikojne pergjegjsin qe kan mbi ne te jen zggjillja e problemeve dhe ecuris shvillimit ,faktet tregojne per kukulla qe nuk jan per interesat tona lle zgjilljen e problemeve tona por shtimin e tyre duket qarte por kriminalizim te brezave nder vite e tregojne vet faktet ligjet politikat ,ku vete me ligjet per pronat sipas nje deklarate te fatmir mehdiut deri tani jane vrare rreth 8mije shqiptare po per drogen trafikun e femrave qenieve njerzore e cdo lloj krimi keta sheshit po provojne qe ishin burimi krimit ,ne njeren nga tre mundesit 1 me heshtje ,me pranim apo veprim ,gjat ushtrimit te karrieres ,populli duron shum mban akoma vazhdoni ,por dijeni qe cdo gje ka mas dhe rregull ligj rrall ,

  10. Pergjithesimi se te gjitha partite aktuale politike jane njelloj te korruptuara dhe i tille eshte edhe gjithe sistemi i drejtesise, eshte nje nga format e kamufluara te propogandes enveriste me te cilen jane ngarkuar ish spiunet e sigurimit, per te perhapur ne publik opinionin, se sistemi demokratik eshte me i keq se diktatura mizore enveriste. Nuk eshte e rastesishme qe ne nje pjese relativisht te madhe te shoqerise shqiptare, po rrenjoset nostalgjia per sistemin diktatorial komunist. Kjo forme e akuzave pergjithesuese kolektive, te kujton fushatat e denimeve te grupeve armiqesore te cilat i fanepseshin naten ne gjume paranoiakut diktator, e te nesermen fillonte gjuetine e shtrigave. Qe ne sistemin e brishte demokratik shqiptar, qe doli nga nje sistem nga me te egrit diktatorial komunist ne Europe, ka korrupsion, kjo eshte e priteshme. Por a mos ne sistemin komunist nuk kishte korrupsion ? Korrupsioni ishte perhapur ne cdo qelize te jetes shqiptare por krahasuar me mizorite e krimit politik, ai nuk binte ne sy.E kjo vinte per faktin e thjeshte, se nuk kishte ne ate sistem asnje media qe te denonte korrupsionin. Sot Shqiperia ka qindra media qe nuk ju dihen burimet e financimeve, e perhapin cdo dite lajme ku te verteta e ku te rema pa ju hyre asnje gjemb. A do te guxonte cilido gazetar apo “korrespondentet vullnetare” komentues te zellshem, te bejne rolin e prokurorit me akuza kunder te gjitheve e bile pa asnje fakt ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu