• |
ide | kryesore

Shpërthimi në nënstacionin në Shkodër, policia jep detajet e para

Lajme, Të fundit



Pas plagosjes së tre punonjësve të KESH në Shkodër, vijnë edhe detajet e para nga policia.

35-vjeçari Erjon Hafizi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa jashtë rrezikut për jetën, me djegie në trup, kanë mbetur 45-vjeçari, Afrim Halluni dhe 28-vjeçari Anton Berisha.

NJOFTIMI: 

“Me date 30.11.2017 kanë shkuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër për mjekim 3 shtetas me plage të marra shkak i djegieve.

Nga informacionet paraprake mesohet se janë tre punonjës të KESH të cilet kanë qënë duke punuar tek Nenstacioni Elektrik në lagjen Skenderbeg.

Nga verifikimet rezultuan se janë shtetasit Erjon Hafizi rreth 35 vjeç i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu me djegie ne trup janë edhe shtetasit Afrim Halluni rreth 45 vjeç, dhe Anton  Berisha rreth 28 vjeç të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *