• |
ide | kryesore

ANALIZA/ Argjentina në “grupin e vdekjes” në Botërorin e Rusisë

F1, Sport



Tashmë të gjithë janë njohur me shortin e Kupës së Botës, Rusi 2018. Goglat u tërhoqën në Pallatin e Kremlinit ku u mësua edhe përbërja e 8 grupeve. Rusia vendase do të hap evenimentin e kësaj vere me Arabinë Saudite, ndërkohë që do të ketë një grup të thjeshtë me Egjiptin dhe Uruguain.

Grupi “i ferrit” është ai D, ku Argjentina, Islanda dhe Kroacia do të luftojën për të dalë në krye të grupit. Me ta është edhe Nigeria që do të tentojë të bëjë surprizën.

Interesante edhe sfida e Spanjës me Portugalinë në Grupin B, ndërkohë që Belgjika sfidon Anglinë. Franca sheh si rival të fortë Danimarkën ndërsa Brazili, Zvicrën. Sa për kampionen në fuqi, Gjermaninë do të ketë rivalë Meksikën dhe Suedinë që nxorri nga botërori Italinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *