• |
ide | kryesore

INTERPOL merr një vendim të rëndësishëm për Ramush Haradinajn

Lajme, Të fundit



Ramush Haradinaj nuk është më në kërkim nga Interpol. Ministria e Drejtësisë në Kosovë konfirmoi për Ekspres, se emri i kryeministrit është fshirë nga lista e personave të kërkuar për arrestim. Kërkesa për pastrimin e figurës së kreut të qeverisë dhe disa personave të tjerë, ishte bërë 1 vit më parë nga policia e Kosovës.

Ndaj Ramush Haradinajt ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë, për krime lufte. Ai u ndalua disa herë jashtë Kosovës për shkak të këtij urdhër-arresti. Hera e fundit ishte në Francë ku iu nënshtrua edhe njëj procesi gjyqësor. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *