Nëse shqiptarëve u ka mbetur diçka peng nga ajo sfidë e ndërprerë në Beograd apo nga humbja shokuese në Elbasan do të kenë një mundësi ngushëllimi. Më 22 qershor 2018 do të luhet në Botërorin e Rusisë sfida mes Serbisë dhe Zvicrës. Tani Shaqiri dhe Xhaka me shokë do të kenë mundësi të “marrin hak” për dy ndeshjet e para.
Janë të shumtë tifozët që i lutën Shaqirit në rrjetet sociale që të bëjë gjithçka për të eliminuar serbët nga kompeticioni. Për herë të fundit, dy përfaqësueset janë ndeshur në vitin 2001, në kualifikueset e Botërorit 2002, kur ballkanasit mbajtën për herë të fundit emërtimin Jugosllavi. ©LAPSI.al