• |
ide | kryesore

U kap me 1.6 ton drogë në Greqi, skafisti: Kam borxhe, më bënë presion!

Lajme, Të fundit



Dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar mbetën në burg për gomonen me 1.6 ton kanabis që u kap në Greqi, ndërkohë që dje dhe pardje u dhanë masat për 4 shqiptarë e dy italianë.
Të gjithë të arrestuarit janë lënë në burg. Sot u mor masa për 63-vjeçarin Spiro Kardami, 43-vjeçarin Dimitrios Liakopoulos, 32-vjeçarin Arban Baxheri dhe shqiptarin tjetër Ermal Likaj dhe bullgarin Yordan Stoyanov.
Nga ana e tij Spiro Kardami është shprehur se “kam kompani qe blen skafe por nuk kam lidhje fare me trafikun e drogës”. Një nga drejtuesit e grupit, Vito Potenza, 31-vjec deklaroi dje në seancë: “Ndodhesha në Greqi sepse do merrja një nga gomonet e Spiros që ta çoja në Itali për riparim. Nuk kam lidhje fare me trafikun”.
Skafisti 57-vjeçar Sergio Racanato që iu bë seanca të martën, deklaroi: “Kisha shume para borxh, m’u bë presion nga grupi dhe u detyrova të bëja rrugën”. Ky i fundit rezulton me precedentë penale sepse ka qenë i arrestuar në Greqi për trafik klandestinësh në Evia por kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *