• |
ide | kryesore

Uji vërshon në disa banesa pas çarjes së argjinaturës së Vjosës

Lajme, Të fundit



Uji ka vërshuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nëpër shtëpi në fshatrat Novoselë, Vitore, Mifol, Ferras e Bishan, si pasojë e çarjes së argjinaturave të lumit Vjosë.

Në ndihmë të qytetarëve kanë shkuar Forcat e Armatosura të cilët kanë evakuuar 20 banorë nga banesat e tyre në fshatin Ferras.

Pas një mbledhje të Shtabit të Emergjencës në Novoselë, ku mori pjesë edhe ministri Damian Gjiknuri, u mor vendimi që banorët, shtëpitë e të cilëve janë pranë lumit, të evakuohen për të shmangur ndonjë rrezik të pamenduar.

Pallati i Sportit të Vlorës u pajis me shtretër ku mund të zhvendoseshin njerëzit në nevojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *