• |
ide | kryesore

(VIDEO) Arrestohet 25-vjeçari që kanosi me armë nënë dhe të vëllain

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet se ka kanosur nënën dhe vëllain e tij. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për Dritan Billën, banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Po ashtu, i riu ka qëlluar dhe me armë në ajër, ndërkohë që pistoleta është sekuestruar.

NJOFTIMI I POLICISë:
Më datë 02.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Billa, 25 vjeç , banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”, pasi:

Rreth orës 16:30, në fshatin Zalt, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën D.B.,61 vjeçe dhe vëllain F.B., 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë, dhe më pas ështe larguar nga banesa me mjetin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *