• |
ide | kryesore

DEBATI I PLOTË/ “Mashtrues”, “i pacipë”, “i paaftë”… zbardhet sherri te Kukësi

F1, Sport

Situata te klubi i Kukësit, nuk është aspak e qetë, dhe kjo duket qartë. Humbja ndaj Skënderbeut, vetëm sa i ka acaruar më shumë gjërat për skuadrën e presidentit Safet Gjici, i cili duke parë edhe një ecuri të cilën kurrsesi nuk e priste të skuadrës, ka bërë një mbledhje urgjente.

Debat me tone të larta, ku presidenti ka vendosur edhe objektiva për 3 ndeshjet e radhës, ka ndodhur në zyrën e Gjicit. Ja debati i plotë mes numrit “një” të kuksianëve, menaxherit Naim Halili dhe trajnerit Mladen Milinkoviç.

DEBATI I PLOTË

Presidenti Safet Gjici: Ju kam thirrur këtu të gjithëve sepse morëm një humbje, e cila na nxjerr nga gara për titull e kjo tërësisht për fajin tuaj të gjithëve që jeni këtu. Ca më keni kërkuar dhe se kam bërë? Kështu që turp të keni të gjithë që ne jemi në këtë gjendje. Ca ishte kjo humbje, ma thoni ju mua, ca ishte kjo humbje? Por, do ta shikoni ju të gjithë, dëgjojeni mirë ca ju thotë Safeti. Me djersën time nuk ka burrë nëne të tallet. Sot nuk dilni nga këtu pa gjetur shkaqet pse ne humbëm dhe pse jemi 9 pikë larg vendit të parë.
(Gjici u drejtohet futbollistëve) Po ju çe kishit atë ndeshje? Më kërkuat rrogat. Më thatë që na jep rrogat e do fitojmë ndeshjen, jua dhashë, pse nuk fituat ore mashtrusa, pse nuk fituat, ca doni të bëj më unë për ju? Stafi ju ka qëndruar mbrapa gjatë gjithë kohës, ndërsa ju, ja ça bëtë atje, ça doni më? Tani 9 pikë në tre takimet e radhës ose m’u zhdukni të gjithë, nuk dua t’ju shoh më me sy.
(Gjici i drejtohet trajnerit) Sipas teje pse nuk fituam, nuk e kuptoj pse ne jemi në këtë gjendje. Ca më keni kërkuar, ua kam plotësuar.

Trajneri Mladen Milinkoviç: Ke të drejtë, ne bëmë çfarë ishte e mundur, por bëmë gabime shumë në fushë, lojtarët nuk zbatuan detyrat që unë iu dhashë në fushë.

Menaxheri Naim Halili: Si more i pacipë ua hedh fajin lojtarëve, po çfarë trajneri je ti? Kur nuk të binden lojtarët, atëherë largohu. Nëse s’të binden lojtarët atëherë hap krahun, ik, largohu. 9 pikë mbrapa do të thotë shumë për Kukësin, në momentet tona më të këqija historike nuk kemi qenë kurrë kaq mbrapa. Faji është i yti. Ke pasur kohë mjaftueshëm, ndaj të gjitha këto tregojnë që je i paaftë.

Ndërhyn Gjici: Ti Naim e ke fajin që ke bërë merkaton, ti nuk ke sjellë lojtarët e duhur.

Menaxheri Naim Halili: Po a nuk ishte ky (i drejtohet trajnerit) që më kërkoi Koliçin, Allën dhe Kërkotiç, e më tha që më sill këta të tre dhe jam kampion. Ia solla, ku është tani. Ky do të gjejë të keqen te lojtarët, por ky është e keqja. Trajneri ka gabuar në zëvendësime, nuk di të lexojë lojën, dje nuk nxori nga loja një lojtar në mesfushë dhe një prej sulmuesve që nuk ishin në nivelin e duhur, por as këtë nuk është në gjendje ta dallojë, kështu që të largohet.

Presidenti Safet Gjici: Atë e vendos unë, jo ti, trajneri nuk do të largohet. Dua tri fitore radhazi, 9 pikë, ndryshe nuk dua të shoh asnjërin prej jush këtu. Dhe ekipi s’ka më asnjë lekë. Më thanë që na jep rrogat dhe nëse nuk fitojmë, nuk duam më asnjë lekë, tani s’kanë më asnjë lekë. Përgatituni të gjithë mirë se më nuk fal askënd, të pafytyrë që më nxitë faqen me këto rezultate”.

Më pas vijojnë debatet, por me tonë më të ulëta, ku Gjici kërkon me ngulm tri fitoret e më pas do zbatohet strategjia e merkatos duke u bazuar te vendi që Kukësi do të zërë në fund të fazës së dytë. Pas përfundimit të takimit, palët janë larguar, ndërkohë që trajneri Milinkoviç do të vazhdojë punën duke pasur votëbesimin e presidentit Gjici, i cili ka vënë veton përqendrimi e tij. /panoramasport/

2 Comments

  1. Ky artikul eshte plot gabime ortografike! Keni njerez te afte ne redaksine e sportit apo gdhenj qe nuk dine te shkruajne as diktimet e fillores!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu