• |
ide | kryesore

Pas kryeministrit Ramës edhe Basha ‘braktis’ vendin dhe shkon në Bruksel

Lajme, Të fundit



Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe kreu i opozitës Lulzim Basha do të jenë të martën në Bruksel. Axhendat flasin për takime të ndara, pasi Lulzim Basha do të marrë pjesë në samitin e PPE.

Ndërkohë Rama pritet të realizojë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë europianë dhe në fokus të takimeve pritet të jetë perspektiva europiane e Shqipërisë.

Në përfundim të tyre, ,ësohet se kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Polonisë, për një tjetër vizitë zyrtare.

Më sa duket liderat e 2 partive kryesore në vend kanë vendosur ta ‘braktisin’ njëkohësisht vendin, ndërkohë që në shumë zona akoma ka prani të konsiderueshme të ujit për shkak të përbytjeve.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *