• |
ide | kryesore

Përmbytjet/ Prokuroritë e 4 rretheve nisin hetimet ndaj kompanive mirëmbajtëse të rrugëve

Lajme, Të fundit



Pas qetësimit të situatës së përmbytjeve, prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet. Konkretisht, prokuroria e Tiranës, Krujës, Fierit dhe Vlorës kanë nisur verifikimet pas kallzimit të dhjetra qytetarëve që iu dëmtuan bizneset dhe pronat për shkak të përmbytjeve.

Këto prokurori do të kalojnë në sitë firmat kontraktuale për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si ato kombëtare edhe rurale. Kështu, organi i akuzës do të verifikojë kompanitë përgjegjëse të cilat kanë patur si detyrë mbajtjen hapur të kanaleve kulluese e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë situatës së reshjeve të shiut.

Po ashtu për këto firma do të verifikohet edhe mënyrën sesi i kanë fituar tenderat publik dhe a kanë staf e mjete logjistike përkatëse për të përballuar situata emergjente. Pas dëmeve të shkaktuara, familjarët pretendojnë se përmbytjet e banesave të tyre kanë ardhur si rezultat i mos funksionimit të kanaleve kulluese, detyre që i takon firmave nënkrotraktore.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *