• |
ide | kryesore

Rama lë Shqipërinë dhe përmbytjet, niset në Bruksel për të folur rreth negociatave për anëtarësim

Lajme, Të fundit



Pas situatës së përmbytjeve në vend, Kryeministri Edi Rama lë Shqipërinë dhe udhëton drejt Brukselit ditën e sotme ku do të takojë liderët e Bashkimit Europian në një përpjekje të re për t’i dhënë shtysë hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Kryeministri Rama do të takohet me Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, ndërsa të martën do të bisedojë me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, bën me dije EuReporter.

Rama shpreson në hapje të negociatave me BE-në brenda një kohe të shkurtër, megjithëse komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka tërhequr vëmendjen tek disa pengesa që duhet të kalohen, përfshirë trafikun e drogës, mungesës së transparencës dhe përhapjen e korrupsionit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *