• |
ide | kryesore

U gjet i mbytur në kanal, policia zbardh shkakun e vdekjes së 26-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Dje në mesditë, Ramazan Bruli, 26 vjeç, është gjetur i pajetë në fshatin Barbullush nga kalimtarët në një kanal kullues. Trupi i të riut u dërgua në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Policia bën të ditur se, nga deklarimet e marra, rezulton se 26-vjeçari nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

 

Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra, rezulton se viktima nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë”, deklaron Policia.

Do të jetë ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 26-vjeçarit, ndërkohë që Policia po bashkëpunon me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *