Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk dha asnjë koment për arratisjen e 3 ish drejtuesve të policisë në Vlorë që u akuzuan për lidhje me bandën e Habilajve gjatë një prononcimi për gazetarët. Fatmir Xhafaj ia la të gjitha përgjegjësitë Haki Çakos kur tha: Nuk merrem unë me çështjet e kërkimit të cilitdo që kërkohet nga policia e shtetit. Policia e shtetit e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë.
Tre ish shefat e policisë në Vlorë u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Për organin e akuzës, Xhafaj u duk se ishte në pritje të ndryshimeve që sipas tij, do ta përmirësojnë situatën.
“Me ndryshimet që do të pësojë prokuroria si rrjedhojë e reformës në drejtësi, do të kemi një partneritet tjetër dhe një marrëdhënie shumë më të besueshme se c’kemi deri sot” tha Ministri i Brendshëm. Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se lejuan kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë, pasi ishin të lidhur me bandën e Habilajve në Vlorë.©Lapsi.al
Po mire ka then apo hajd bejm lajme kot.
Ka nje strukture qe quhet policia e shtetit qe meret me kte pune.
Ore po smund te meret ministri me te gjitha cja fusni kot.
Me fal falni zoti minister si eshte koha ne Itali. Thash ta beja edhe une nje pyetje pa lidhje. Hajde gazetar hajde.