• |
ide | kryesore

Deputeti i PD: PS e vendosur për të shkelur Kushtetutën, duan të kapin Kryeprokurorin

Lajme, Të fundit
Oerd_Bylykbashi25mars_2.jpg

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për çështjen e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm. Nnë një prononcim për mediat, ai u shpreh se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me 36 vota.

Ai tha se lëvizja e fundit e qeverisë, është një përpjekje për të kapur këtë institucion. Bykykbashi u shpreh se mazhoranc apo përpiqet ta zgjedhë kryeprokurorin me me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit.

Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun. Rast i mbarimit të parakohshëm të mandatit, por nuk jemi në këtë rast. Ligji përcakton se merr vendim Kuvendit me 3/5 dhe kjo është një cështje tjetër. Janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin” – deklaroi ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu