• |
ide | kryesore

Japin dorëheqjen të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT

Kryesore, Lajme
qsut-qendra-spitalore-universitare-nene-tereza_1488816453-5613634.jpg



Ditën e sotme 8 mjekë kanë firmosur dorëheqjen e tyre nga Urgjenca e QSUT. Siç bëjnë me dije në një letër drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ata  janë tërhequr nga vendi i punës për shkak të kushteve të vështira. Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT, të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital. Mjekët kanë njoftuar për tërheqjen e tyre nga detyra 30 ditë përpara sipas Kodit të Punës.

Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe shërbimet nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara” – thuhet ndër të tjera në letrën e mjekëve të Urgjencës së QSUT drejtuar Ramës, Metës dhe Manastirliut.

Ndërkohë pas letrës së dorëheqjes, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zhvilluar një takim me mjekët e Urgjencës në QSUT. Mësohet se në fund të këtij takimi pritet të ketë edhe një reagim nga të dyja palët. Për këtë rast kanë reaguar edhe deputetë të PD-së, duke u shprehur se është tronditëse dorëheqja e mjekëve të QSUT-së. Ata akuzojnë Ramës si fajtorin e kësaj situate më koncesionet dhe lënien pas dore të shëndetësisë.

Kujtojmë këtu se në fund të korrikut Rama shkarkoi të gjithë drejtorët e spitaleve në vend. Rama u shpreh se ata do të largohen sepse nuk e kanë menaxhuar siç duhet situatën dhe sipas tij, “spitalet nuk janë shembull pastërtie dhe higjiene”. Ndërkohë pak kohë më vonë Rama shpalli të hapur konkursin për drejtorë spitali në të gjithë vendin. Çuditërisht emrat e fituesve rezultuan të gjithë përfaqësues apo mbështetës të PS-së. Në këtë pikë, duket se Ramës po e humbet balancin mes ndarjes së ‘tepsisë’ dhe rrënimit të sistemit të shëndetësisë në vend.

Letra e mjekëve drejtuar Ramës, Metës dhe Manastirliut:

Memo/ Datë 05.12.2017

Drejtuar; Enkelejd Joti
Drejtori i QSUT

Për dijeni; Znj. Ogerta Manastirliu
Ministre Shëndetësisë

  1. Edi Rama
    Kryeministër i Shqipërisë

Z.Ilir Meta
President i Shqipërisë

Kërkesë
Në kuadër të situatës së krijuar në Urgjencës e QSUT, ku;

  1. Kushtet e punës për stafin nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës- punëmarrës
  2. Ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin
  1. Mos zbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë  mbingarkesën e urgjencës
  1. Në këto kushte ku për shkak të mbingarkesës, e cila nuk lidhet me punën e mjekëve por të shërbimeve; Tërhiqemi nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmërimin sipas Kodit të Punës me 30 dite perpara.

Mjekët që e kanë firmosur letrën janë: 
Petrit Gjorgji
Elton Calliku
Besmir Kocia
Etiomena Bracaj
Jonida Kito
Petrit Vargu
Afrim Yzeiraj
Eqerem Hasani

 

 

 

 



4 Comments

  1. Po ku te rrine mjeket ku ne krye u kane vene lloj lloj bucesh dashoresh qe nuk dine asgje nga mjeksia dhe vetem bejne pordhe e lyejne thonjte neper zyra??
    Ikni e mos rrini asnje ore me pare deri sa te pastrohen zyrat nge dashnoret e Tahirit dhe Olsit

  2. Per tu cuditur!
    Po pse nuk iken vite me perpara keta mjeke??? Spitalet e shqiperise ashtu kane qene me vite te tera!!!
    Tani u prishen spitalet pas pushimevet verore?

    Apo- ikni tani ju sepse qeveria e tanishme ua ka shternguar dhe nuk marrin shume leke te zeza si me perpara.. Po du del frika te bytha tani eee?

    Keto jane hajdute ore, zhvaten popullin dhe shtetin, lereni te ikin, dhe pune tjeter tu mos ofrohet me kurre.

    Bravo qeverise se tanishme, pastroi dhe cfarosi hajdutet dhe te pa meshireshit qe u pasuruan me gjakun e popullit.
    Punetore dhe njerez te ndershem ka shume shqiperia gjithkund si mbrenda po ashtu dhe jasht shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *