• |
ide | kryesore

FOTO/ Persona të panjohur i thyejnë Messi-t të dyja këmbët

F1, Sport



Për herë të dytë brenda vitit, statuja e Lionel Messi në Buenos Aires është dhunuar vandalist. Pasi i këputën kokën në janar, këtë herë i janë këputur të dyja këmbët. Për ironi të fatit sërsih topi ka mbetur i ngjitur pas këmbëve të “pleshtit”.

Statuja e Messi-t gjendet në zonën e “Costanera Sur” të Buenos Aires dhe bën pjesë në atë që konsiderohet “Vendi i lavdisë” ku gjenden skulpturat e krenarive të Argjentinës si Emanuel Ginobili, Guillermo Vilas, Gabriela Sabatini, Luciana Aymar, Hugo Porta, Pascual Perez dhe Juan Manuel Fangio. Më poshtë edhe foto nga dita e inaugurimit në qershor 2016. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *