• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi merr vizë në ambasadën amerikane, arsyet pse u përfol për trafik narkotikësh

Lajme, Të fundit



Gramoz Ruçi udhëtoi drejt Sheteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë disa ditore. I ftuar nga Partia Republikane, kreu i Kuvendit pritet të ketë disa takime me përfaqësues të republikanëve. Me këtë udhëtim të Ruçit drejt Shteteve të Bashuara merr fund edhe historia e mohimit të vizës amerikane, ngjarje që ndodhi në vitin 2005. Lajmi i mohimit të vizës për Gramoz Ruçin nga amerikanët doli kur u zbuluan kabllogramet që i referoheshin ish ambasadorit Withers. Në gusht të vitit 2009, Withers raportoi këtë kabllogram:
“Gramoz Ruçi: Deputet dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Ruçi ka një lidhje të hershme me trafikantët e lëndëve narkotike dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar gjithashtu edhe hyrja në SHBA. Që nga viti 2005 nuk ka të drejtë të marrë vizë”
Vetë Ruçi e pranoi mohimin e vizës nga ambasada amerikane pak kohë më pas, por sipas tij gjithçka ishte korrigjuar. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se ambasada amerikane kishte regjistruar akuzat që vinin nga media dhe nga brenda Partisë Socialiste, duke krijuar dyshime për implikimin e tij në trafik narkotikësh. Por me këmbënguljen e Ruçit, figura e tij ishte pastruar.

Më poshtë lexoni sqarimin e Gramoz Ruçit gjatë një interviste me Alfred Pezën, se si u krijuan dyshimet që çuan në mohimin e vizës amerikane për të.
Ruçi: Në 2005-n unë isha i ftuar nga Partia Demokratike amerikane për të marrë pjesë në Konventën e tyre për zgjedhjen e Presidentit të radhës së SHBA-ve. Kam aplikuar dhe më është refuzuar viza me arsyen për trafikim ndërkombëtar narkotikesh. E kam dëgjuar për herë të parë atë ditë fjalën drogë. Kjo ka qenë fjalia që kam artikuluar atë ditë. Por, kur u mendova më pas, atëherë pashë se ç’do të thotë një shtet i vërtetë. Se unë këtë akuzë nuk e dëgjova për herë të parë në sportelin e Konsullatës Amerikane. Atë akuzë e kisha dëgjuar 2-3 vite më parë. E kisha dëgjuar nga shtypi shqiptar, e kisha dëgjuar nga kolegë të forcës sime politike, e kisha dëgjuar dhe nga kundërshtari im politik. Kishte një problem brenda PS, kishte debat për zgjedhjen e kandidatit për Kryeministër në PS…
I cili u zgjodh?
Ishin kandidatë Ilir Meta, Arben Malaj dhe Spartak Poçi. Pra, besoj se ju kujtohet se ka pasur një mbledhje të KPD-së socialiste, e cila do të votonte kandidatin socialist për Kryeministër. Tri ditë para se të bëhej kjo mbledhje, është hapur një gazetë shqiptare me titullin “Është kapur bodiguardi i Gramoz Ruçit në Itali”, bile me emër, që nuk e harroj kurrë, Bilbil Heqimi, me 50 kg heroinë në mes të Italisë. Sigurisht që nuk e vlerësova. Burimi ishte nga një organ drejtësie. Së dyti, kur kishim probleme ne brenda forcës sonë politike, ky problem është lançuar në luftën tonë politike. Së treti, kur ka qenë problematika e zgjedhjes së Presidentit para se të zgjidhej zoti Moisiu. Pra, kjo akuzë më është adresuar tri herë dhe nga burime të besueshme, brenda forcës politike, jashtë forcës politike dhe brenda një institucioni. Në këtë mënyrë, ajo ambasadë regjistroi këto burime, sepse unë nuk isha askushi, isha një person publik dhe politik. Çfarë bëra unë? Që atë ditë iu drejtova shtetit shqiptar dhe vura veten time në dispozicion që organet të jepnin përgjigje për këtë akuzë, siç e thotë kabllogrami. Shteti shqiptar, vetë Kryeministri, i është drejtuar prokurorit të Përgjithshëm, Policisë së shtetit dhe SHISH-it.
Ishte zoti Meta Kryeministër?
Jo, ishte Fatos Nano, dhe ata kanë dhënë përgjigje me shkrim për këtë kërkesë. Unë e kam veten në dispozicion para institucioneve shtetërore për këtë që trajtojnë sot kabllogramet. Nuk e kam lënë për sot. Është kthyer përgjigje me shkrim lidhur me pastërtinë e figurës sime. Kjo ishte në raport me organet e shtetit tim. Sigurisht, janë zhvilluar takime edhe të miat me ambasadoren amerikane të asaj kohe, Marsie Rise. Më 9 shtator, pas një muaj e gjysmë, Gramoz Ruçi, në 2005-n, ka udhëtuar në SHBA jo për në Konventën e demokratëve, por kam shkuar në Konventën e republikanëve, ku kam bërë takime me Bob Dollin, me senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Megjithatë sot e kësaj dite unë jam objekt dhe subjekt i atyre kabllogrameve dhe jam gati sot të hetohem i pari nga organet e drejtësis딩Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *