• |
ide | kryesore

Mashtrimi i ekraneve, shikoni ku ishte realisht dje Erion Veliaj (VIDEO&FOTO)

Kryesore



Që Erion Veliaj ka në themel të karrierës politike gënjeshtrën dhe që imazhi i superpunëtorit të pompuar nga media është kokë e këmbë një falsitet, këtë e di edhe gazetari më naiv në Tiranë. Jo më kot Lapsi.al e krahasoi me Gim Gjuzin pak kohë më parë, njeriun që me mashtrimet e tij arriti të shesë edhe Sahatin e Tiranës (Lexo këtu). Por megjithëse kjo është një e vërtetë e njohur për të gjithë gazetarët, Erion Veliaj ia ka dalë të marrë me vete në rrokullimën drejt gënjeshtrës të gjitha ekranet e televizioneve shqiptare. Ky është një rekord i paparë ndonjëherë në vitet e fundit, që do të mbetet gjatë në histori.

Shqiptarëve iu tha të hënën nga rrjetet sociale dhe nga ekranet e televizioneve, se Erion Veliaj ishte duke mbjellë pemë pranë Unazës së Re në Tiranë. Njoftimi zyrtar i Bashkisë kishte video dhe foto të kryebashkiakut. Lapsi.al raportoi se Veliaj ishte në Itali dhe se ishte parë në aeroportin e Romës, në Fiumiçino mbrëmjen e së dielës. Kronika e lajmit të rremë u përsërit në të gjitha ekranet e televizioneve një ditë më parë.
Por nga ana tjetër e kufirit, mediat italiane japin detaje për axhendën e Veliajt, raportojnë për takimet e tij në kohë reale, madje gazetarët edhe e kanë intervistuar kryebashkiakun, për të cilin kjo është eksperiencë që sa vjen e bëhet më e rrallë. Të hënën paradite, ndërsa në zyrat e Bashkisë, përgatiteshin pamjet dhe teksti për t’iu servirur mediave, Erion Veliaj ishte në një takim në Abruzzo, bashkë me presidentin e rajonit në fjalë dhe me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Aty u zhvillua ceremonia përmbyllëse e programit IPA Adriatic Cross-Border Cooperation 2007-2013. Veliaj ka patur kohë për t’u takuar me një përfaqësi të komunitetit arbëresh në Itali, shoqëruar nga ambasadorja shqiptare atje. Shikoni videon më poshtë:

Gjatë pasdites, kur shqiptarët e shihnin duke i hedhur një lopatë dhe fidanëve, Veliaj ishte në Institutin e Shkencave “Grann Sasso”, bashkë me rektorin Eugenio Coccia dhe Presidentin e Këshillit rajonal Giuseppe Di Pangrazio.


Të martën, Veliaj qëndroi sërish në Itali, ku kishte parashikuar takime të tjera. Zyra e shtypit në Tiranë e bëri pushim.
Nuk ka asnjë dyshim se “shërbimi” i ekraneve të medias do t’i bëhej me të njëjtin zell edhe të martën, pa llogaritur nëse “lajmi” ishte i vërtetë apo i fabrikuar nga zyra e shtypit e bashkisë. Por e vërteta e udhëtimit në Itali të Veliajt, tashmë kishte marrë dhenë në mediat online dhe një kronikë tjetër e gatshme, vetëm sa do ta nxirrte kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë; gënjeshtar dhe qesharak.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



12 Comments

  1. pse mos ta bejn kur rama e veliaj nuk kan pun me njerz por me kafsh e derra,dele,,lop,krymba qenefi negjmije,kazan,plehera etj.
    nga fitorja ne fitore me edverin ne krye
    ter kombit nen ju ka qie.me jastek griselde,brek xhelili,bllok mete,mgjala lalzi ju mban edvin matrapazi.

  2. keta nuk triumfojne permes mashtrimit dhe krimit papergjegjshmeris ,sepse ,ka garanci ,prej zotit ,gjithesise qe padrejtesin e ndeshkon ,ai cdo gjeje ne zhvillimin e vet i ka caktuar mas cak ,kur ta arrin cakun ,keta ndeshkimit nuk i shpetojne ,sikur zoti botnave ,cdo gjeje sikur ta kishte krijuar pa mase cak ,atehere keta me siguri do ishin triumfator,akoma nuk kan arritur cakun qe vec zoti e din ,koha plotson kuptimin ,mbajeni mend mire ket koment vetem krijuesi jone nuk genjen e mban premtimin jep garanci per cfar ka krijuar dhe shpallur qe flet per ligjet e tije qellimin e krijimit ,obligimet ,drejtesin hakun

  3. Mos e krahasoni Gim Gjuzin e madh Lalin.Gimi nuk ka qene kurre mashtrues, vetem se i pelqenin shakate me katnare.

    1. anonimus trego roshi te perdhunoj tet bir te mitur vetem,ne grup ,i ndihmove dhe ti,po kur motren xhelil ta — kishte brek te reja apo me zgaver,po pse nuk e pyet gruan kur qove me tet bij ne zyren e koqos u kenaqen kur ben treshe.anonimus po kur te trafikuan tezen roshi,prenga,bushi pse ju dhe ndihm.trego anonimus te ngarkojn sa nji gomar me kanabis ne shpin,nji pel apo nji kal.apo derr je e nuk e merr vesh.ik anonimus qenefi i negjmijes po te pret.75 vite anonimus duke ti dhje gojen e trut edveri,ruqi e baba taku e ti nuk ngopesh.lumi ti.

  4. Ku gim gjuzi e ku erjona fiqve…ky esht laper e legen njeri. Nji gjo esht per tu pas fryk, kur rre shqipot ne kte far feje imagjino se ca i bo ktyne qe tako jasht shtetit, si i ngre ne blete dhe i bo xhiro

  5. “Demokracia plus injoranca e popullit, është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë. ”
    Marquis de Condorcet

  6. Ishalla i ze ve in (edes rames qe thote per cunin s eshte i imi por i babes )ky eshte fiks binjaku vet tqaje dhe eda si populli qe ky ja solli dhurate

  7. Rrenat e Erionke Velise nuk perbejne me lajm!
    Buje te madhe do beje sikur te thote ndonjehere te verteten…

  8. Sa per dijeni, Veliajn e pashe dje ne mengjes heret tek liqeni i thate duke mbjelle peme, ndoshta ka shkuar ne Itali pasdite, gjithsesi sme duket big deal, ne nje vrime akoma ju, po merruni mer njerez me permbytjet dhe me hallet

  9. Po pse Veli mamane ruani JU,Velu ne hale dhe JU ne hale,Veliu shkon me kurva dhe JU shkoni mbas kurvash.Pune te mire qe keni.As qe rruhet suma se ku shkon dhe vjen Veliu.li lumte qe ka fituar,ju merrunu me jarget e k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *