• |
ide | kryesore

Ministri Bushati nga Brukseli: Ekziston një skenar për ndikim rus, është shtuar prania 5-6 vitet e fundit

Lajme, Të fundit



Në pesë–gjashtë vitet e fundit, kemi parë një prani më të madhe të Rusisë. Por, të jemi të sinqertë, modeli që preferojnë shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian “, – kështu u shpreh Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në një intervistë për Euobserver nga Brukseli.

Bushati foli për ndikim rus që është rritur për vitet e fundit, po përforcoi idenë se shumica e Ballkanit i ka sytë nga BE.

Po ashtu Bushati shtoi se ndikimi rus është një skenar i mundshëm duke patur parasysh ngjarjet në Maqedoni ku Rusia ishte shumë më aktive se BE.

Ky është një skenar i mundshëm. Rusia ka qenë mjaft aktive në fqinjin tonë, duke dalë me deklarata politike (mbi krizën e Maqedonisë) më shpesh se BE-ja”, – tha ai.

Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për përpjekjen për të inskenuar një grusht shteti atje vitin e kaluar në mënyrë që të pengojë hyrjen e saj në NATO.

 



2 Comments

  1. Ka te drejte shume banania bushati. Por nuk e kupton se me kete shprehje ja fut vetes, sepse pikerisht pese vitet e fundit qe jane ne qeveri keta rilindasit qenka gjetur hapesire nga ruset per te nderhyre. Hajde kackavall hajde. Dhe i thone minister ketij, oooooooooooo kete nuk eshte per ta vene as recepsionist jo minister…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *