• |
ide | kryesore

Operacioni “Kukulla”/ 10 në pranga për trafik kokaine, i drejtonte Balla dhe Kërtusha (FOTO)

Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë dhënë detaje për një operacion antidrogë të policisë së Viçencës që çoi në pranga 10 persona. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës. Operacioni mori emrin “Puppet” që nga anglishtja përkthehet “kukulla”. Kukullat ishin një kod që përdorje nga trafikantët gjatë telefonatave të tyre për të mos u identifikuar në rast përgjimesh.

Mes të arrestuarve ka shqiptarë, italianë dhe një afrikan nga Burkina Faso. Operacioni nisi 2 vjet më parë dhe hetuesit kanë zbuluar se grupi shiste të paktën 1 kg kokainë në javë. Midis të arrestuarve 3 janë shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se në krye të piramidës qëndronte Ahmet Balla, 39 vjeç dhe dy nipërit e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç.

Ata kishin për detyrë të udhëtonin në Spanjë ose në disa provinca të Lombardisë për të marrë kokainë e marijuanë dhe më pas e shisnin në tregun e Vicenzas. Dy gra ishin gjithashtu pjesë e grupit. Për të zbuluar bandën, dëshmoi një klient i rrahur për shkak të borxhit për drogën. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *