• |
ide | kryesore

Pas përmbytjeve në Fier ekspertët zbresin në terren për të verifikuar dëmet

Lajme, Të fundit



Pas tërheqjes së Vjosës, bashkia e Fierit do fillojë sot verifikimin e dëmeve të zonave të përmbytura. Janë 5 grupe verifikimi, të cilët do të shkojnë në cdo familje.

Në grup janë inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga njësitë administrative, një përfaqësues të emergjencave civile të bashkisë dhe kryeplaku i fshatit.

Për çdo banesë të dëmtuar po mbahet një dokumentacion përkatës, ndërsa urdhri është që deri ditën e premte të përfundojnë kontrollet dhe verifikimet në terren.

Nga përmbytjet në fundjavë në Darzezë, Qarr, Levan, por edhe shumë fshatra të tjerë të Fierit u dëmtuan shumë banesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *