• |
ide | kryesore

Prokuroria e Krimeve të Rënda, tjetër valë arrestimesh në radhët e policisë

Kryesore



Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit është vënë në pranga nga policia pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet e është koordinator i një grupi të trafikut të drogës që në janar të këtij viti ka trafikuar nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabis sativa të fshehura në një kamion.

Në pranga janë vënë po gjatë së martës edhe Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Burime të lapsi.al thanë se të ndaluar ka edhe në doganën e Durrësit, por ende nuk jepen detaje. Sipas të njëjtave burime gjatë gjithë kësaj kohe ky grup është mbajtur nën përgjim ndërsa janë verifikuar lëvizjet e zyrtarit të lartë të policisë. Pritet që ky arrestim të shënojë një tjetër valë shkarkimesh në policinë e Fierit.

Por si u vu në pranga nënkomisari i komisariatit të Fierit Festim Lelaj? Bëhet fjalë për një operacion të Prokurorisë për Krime të Rënda që përfundoi këtë të martë me ndalimin e disa personave. Burime zyrtare nga kjo prokurori konfirmuan se hetimet nisën pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Prokuroria për Krime të Rënda i çoi më tej hetimet në bazë të informacionit fillestar të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë. Mësohet se deri tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg. Demo Progonati (foto poshtë) u vu në pranga si një nga trafikantët kryesorë të këtij rrejti të trafikut. Para gjykatës 46-vjeçari i mohoi akuzat duke deklaruar se ishte vetëm një shofer dhe se nuk kishte lidhje me drogën. Më vonë është vendosur caktimi i masës arrest në burg edhe për Aurel Lazajn, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ky nuk është një rast i vetëm i arrestimit të efektivëve të policisë të përfshirë në trafikun e drogës në përmasa të mëdha. Kujtojmë se 3 ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës ndodhen në arrati pas daljes së urdhër-arresteve që i përfshijnë në grupin e Balilajve. Në të kaluarën arrestime efektivësh të policisë ka pasur në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet të lidhur gjithashtu me trafikun dhe kultivimin e narkotikëve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kjo eshte policia qe krenohemi!!!! Kjo eshte policia e ketij mut shteti qe kerkon te hyje ne BE!!!! O Junker, o te dhjefsha trute, o plak matuf!!!! Per kete qeveri muti ndihesh krenar???!!!! Apo per kete derdimenin tone laskar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *