• |
ide | kryesore

Rama në Bruksel, njihet me kushtin për hapjen e negociatave: Vetëm nëse ka progres në 6 muajt e ardhshëm

Lajme, Të fundit



Presidenti i Komisionit Europian Jean Claud Juncker tha se hapja e negociatave për Shqipërinë do të varet nga progresi i gjashtë muajve të ardhshëm të vitit 2018. Deklaratat ai i bëri gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Rama.

“Lavdërojmë përpjekjet e Kryeministrit për të luftuar korrupsionin në mënyrë më të mirë të mundshme. Nëse ka progres të mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim dhe mendojmë se do të ketë, do të propozojmë hapjen e negociatave.  Por kjo do të varet nga progresi i muajve që vijnë, megjithëse besoj se do të ketë progres. Unë nuk kam thënë që Serbia dhe Mali i Zi janë në pikën e hyrjes në BE, pra mos thoni që unë kam thënë një gjë të tillë. Dua që Shqipëria të anëtarësohet në BE, por tani jemi në pikën kur mund të propozojmë hapjen e negociatave. Nëse gjërat ecin në 6 muajt në vazhdim, do të kemi një rekomandim për hapjen e negociatave”, tha Juncker.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *